Urim Gjata: Zonja Ministre, ju uruat hajdutin e votave që quhet fitues

977
Sigal

/Gazatea TELEGRAF

Ju që e uruat Ramën për ’fitoren’, pse nuk uroni edhe Lukashenkon !? Të dy njësoj janë. Biles ky i Ballkanit është më skile se Lukashenko… Ky të vret dhe të vjen për ngushëllim. Atëhere hapini portat … Ju sot, jo vetëm si Ministre e Jashtme e Suedisë, vendit ku kisha nderin jo vetëm të më priste dhe të më mbronte, por dhe mbrojë, vendi ku jetoj dhe gëzoj të gjitha të drejtat si qytetar i saj, por edhe si anëtar i partisë Moderaterna, nuk u gëzova kur ju, si ministre dhe drejtuese e radhës e presidencës së OSCE-së, në emër të stabilitetit, pa dashur, i zgjatët jetën një diktature dhe diktatoruci në Ballkan. Ju zonja minister, harruat se me këtë ’urim’, ju pa dashur po i mbyllni gojën një foshnjeje  të sapolindur (popullit tim që kërkon demokraci ), që mundohet të mbushet me ajër të pastër, dhe jo ajër i përzier me drogë dhe krim.

“Kur uroni një kryeministër, i akuzuar jo vetëm nga opozita shqiptare, por dhe institucionet dhe mediat ndërkombëtare, për lidhjet e tij me mafien shqiptare dhe ndërkombëtare, përse nuk uroni edhe Lukashenkon”

Duke uruar kleptokratin Rama dhe narkoqeverinë e tij për fitoren (vjedhjen) e zgjedhjeve në Shqipëri, dashur pa dashur, ju nuk e ndihmuat, por e varrosët demokracinë  atje …  Ju pa dashur, groposët  përfundimisht shpresat e popullit  tim për demokraci.  Vërtet zj.Ministre e Jashtëme, kaq papritur dhe me ngut, (një si ata që e kallin të vdekurin në dhé, pa mbushur as 12 orë) … Ju uruat në Twitter një kleptokrat,  një manipulues,  një diktator, që ka marrë dhe po mban peng me forcën e mafies dhe krimit të organizuar, jo vetëm partinë socialiste, jo vetem pushtetin, por një popull të tërë. Vërtet zj. Ministre, Ju si përfaqësuese e një kombi të qytetëruar, ku liria e qytetarit, dhe e drejta e votës, është gjëja më e shtrenjtë, Ju mbyllni sytë kur shkatërrohet ajo pak liri dhe demokraci, e fituar me gjak, e një prej kombeve më të vjetër në Ballkan; E një kombi anëtar i NATOS, – një kombi që ëndërron dhe aspiron t’i bashkohet familjes së madhe të Bashkimit Evropian,; e një kombi që kërkon liri, dhe liria e tij po groposet, zvarritet shkelet, dhe dhunohet tmerrësisht e marrë peng nga një bandë hajdutësh dhe trafikantësh në pushtet, pinjollë (këlyshë) dhe të afërt të diktaturës komuniste atje…

Autori, Urim Gjata (djathtas), me Ulf Kristersson (majtas), Lider i partisë Moderaterna PPE Suedi

Ky urim diplomatik i juaj, veç vazhdimit të diktaturës  nga mafia në pushtet; veç shpopullimit të vendit tim; veç kërkuesve  të detyruar të azilit; veç zgjatimit dyfish drejt Evropës  të tenkatulave të trafikantëve dhe krimit të organizuar, nuk sjell asgjë dhe asnjë të mirë tjetër. Atëherë kur uroni një kryeministër, i akuzuar jo vetem nga opozita shqiptare, por dhe institucionet dhe mediat ndërkombëtare, për lidhjet e tij me mafien shqiptare dhe ndërkombëtare, përse nuk uroni edhe Lukashenkon, të dy njësoj janë, biles ky i Ballkanit, është edhe më skile. Përse nuk hapni portat si për bjellorusët, dhe të pranoini azilantët shqiptarë !? Jo vetëm t’i pranoni, por t’ju jepni edhe azil. Zonjë e nderuar, doni apo jo, ata (shqiptarët), së shpejti do i gjesh kudo, jo vetëm rrugëve dhe azileve të Evropës, por edhe rrugëve dhe azileve të Suedisë.

“Ministre e Jashtme e Suedisë duke uruar kleptokratin Rama dhe narkoqeverinë e tij për fitoren (vjedhjen) e zgjedhjeve në Shqipëri, dashur pa dashur, ju nuk e ndihmuat, por e varrosët demokracinë  atje”

Hapjuni dyert dhe mos i ktheni më mbrapsht!  Ky është çmimi që ju dashur pa dashur do paguani,  jo vetëm nga “fitorja” VJEDHJA e një hajduti VOTASH, IKONASH  dhe TENDERASH. Ky është çmimi që do të paguani nga mbyllja e syve dhe ’urimet’ për bashkëpunim që po i bëni një kleptokrati, një mashtruesi, dhe një diktatori që fatkeqësisht nuk drejton Eritrean në Afrikë, por Shqipërine në Evropë. Veç abuzimit, blerjes dhe vjedhjeve, janë plot 83 mijë vota të pavlefshme … Zonja ministre, dikush duhet t’ju informojë më mirë … Ju që shikoni edhe një qime floku  në syrin e tjetrit, nuk po dalloni dot traun në syrin tuaj ….