Prof. Dr. Kastriot Islami: Rama e pranoi humbjen në 25 prill

217
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Rama parmbrëmë te News24 shpalli humbjen e tij, madje deklaroi se hallin e madh do tja lerë dikujt tjetër në PS, por në fakt donte të thoshte që do tja kalojë një perversi tjetër të Sektit/Bandës së Rilindjes. Arsyeja e vërteë, përse nuk mund të ketë asnjë lloj bashkëpunimi me Ramën dhe sektin/bandën e tij është e thjeshtë. Rama është përfaqësuesi i denjë i së shkuarës perverse, anarshiste dhe kriminale, që ka kryer me sukses deri më sot shkatërrimin e PS, sepse i ka mashtruar, tallur dhe keqpërdorur të gjithë socialistët, të cilët duhet të veprojnë ne kurajo e mençuri në 25 prill për të shpëtuar sadopak shtëpinë e tyre të dëmtuar rëndë nga kjo e keqe e madhe, nesër do të jetë vonë, madje edhe tani është paksa vonë. Kurse shqiptarët e ndershëm, kryesisht demokratë e të majtë të LSI, duket se janë ndërgjegjësuar dhe tashmë kanë mundësinë historike  ta pengojnë këtë  të keqe të madhe të shkatërrojë Shqipërinë, shtëpinë e tyre të përbashkët, por edhe të shpëtojnë pjesën e shëndeshme të së Majtës. Nuk ka asnjë marifet apo forcë në botë dhe asnjë mashtrues e sahalëpirës,  që të mund të pengojë shqiptarët e ndershëm të mbrojnë vatrën e tyre nga kjo e keqe e madhe dhe ky rrezik.  25 prilli do të jetë dita e madhe e fitores së të Mirës ndaj të KEQES, prandaj qytetarë të ndershëm, bëhuni bashkë, pavarësisht bindjeve, që të shpëtoni Shtëpine tuaj!