Spartak Braho: Na është çmendur kryeministri

237
Sigal

Ish-deputeti i LSI-së, Sparak Braho, i cili në këto zgjedhje kandidon për PS në Tiranë, ishte pjesë e takimit të Edi Ramës sot në Çorovodë të Skraparit.

Braho ka marrë përsipër sulmet ndaj ish-mikut të tij, Ilir Meta dhe në Skrapar e sulmoi Presidentin më shumë sesa vet Edi Rama.

Por në zellin për të sulmuar Ilir Metën, Braho ka bërë dhe një gafë. Duke dashur të sulmojë ish-mikun e tij, në mendje ka pasur Edi Ramën dhe tha gjatë fjalimit: “Na vjen keq, por na është çmendur kryeministri…”.