/Gazeta TELEGRAF
“Pazari i Ri”
Ai është shumë i bukur , edhe unë këtë mendim kam. Vërtet i bukur . Por, po ta vëzhgosh të tërheqin më shumë vemëndjen kafenetë se sa tregu i fruta perimeve. Të gjithë i dimë ku ndodhet. Kur na pyesin i orientojmë tek Sheshi ‘” Avni Rustemi“. Kisha kohë që s’kisha kaluar. Kisha parë e dëgjuar bukuritë e tij. Me të vërtëtë kalimtarit i lë mbresa pozitive. Ambienti i mirë i rrethuar nga godina të lyera , tërheqëse dhe pastërti . Kohë më parë unë merrja peshk. Ishin tri shitësa të mirë që mbanin peshk të freskët . Kalova nga hyrja e sheshit në krahun e majtë . Në merkato gjithashtu bukur. Tregtohesh mish e nënprodukte të tij , por nga jashtë ajo është rrethuar me kafene, të cilat bënin” rrethimin e parë”. Për t’u futur brenda në pjesën e jashtme do të shohësh nga të dyja anët kafene ! U ula për një kafe atje ku më parë merrja peshk. Fillova të shikoj për rreth. Koha ishte shumë e bukur dhe tavolinat që pinin kafe ishin vendosur jashtë. Fillova t’i numëroj tek sheshi ku më parë i thoshin tregu i ambasadave. Banakët ishin zëvendësuar me tavolina ku pihesh kafe e ngroheshin në Diell.
Më tepër do t’më besojnë ata që pinë kafe aty . Që e kaluam Spanjën dhe jemi një nga vendet e parë në Evropë për kafe e mësova, por që këto të “kenë pushtuar” dhe tregun ku bëjmë pazar s’e besoja! Vazhdova numërimin . Tre të parat ngjitur me njera-tjetrën, pastaj numërova 7,9,13, 17, plot 20 kafene . Po të shohësh pak më gjerë, atje ku ishte merkatua e vjetër mund t’a quajmë “rrethimi i tretë “ , numuri shkon në 30. Dukesh sikur ishte pazar kafesh e jo vend tregëtim fruta- perime , mbase më tepër kishte njerëz për kafe ! S’e mohoj se në qendër kishte banakë të mirë , por pak njerëz se çmimet ishin të larta. Një banore e lagjes më tha , se unë pazarin s’e bëj atje , mbase çmimet janë më të larta se në dyqanet për rreth . Nëse nuk ka blerës do të fillojë të bjerë konsumi. Me kalimin e ditëve ato prishen.. Qepena do të mbyllen. Produktet nuk do të jenë më të freskëta. Më shumë erë e keqe do të vijë nga tezgat e peshkut e mishit dhe akoma më shumë klientë do të largohen. Më vjen keq kur shikoj qepena të mbyllur e tezga bosh, ndërkohë kafenetë plot. Do të ishte më e arsyeshme që lokalet të ishin në funksion të pazarit dhe më pak në funksion të kafeneve. Kafet plot, pazari bosh . Shumica vijnë për kafe e jo pazar . Kjo është e dukshme që në kontaktin e parë! Dhe tani dy fjalë për “Parkun Rinia” . Punë e madhe u bë. U shpenzuan 1- miliard lekë ! Ditën e parë e pashë në televizion , dukesh bukur, shumë bukur! Të dytën shkova për ta parë. Pëlqeva këndin e lodrave për fëmijët , nga larg shumë bukur. Desha të ulesha diku , por s’gjeta asnjë stol. Pash pleq e gra me fëmijë që ishin ulur tek disa bordura . Çimentoja të ftoh prapanicën në dimër e ta djeg në verë ! Ato s’kishin mbajtëse e njerëzve po i dhimbte kurrizi . Është e nevojshme të vihen stola të paktën aq sa ishin më parë ! Ka njerëz që pinë kafe , por ka shumë të tjerë sidomos moshat e treta, që s’ia mban xhepi e duan të çlodhen e ta soditin natyrën s’i më parë, por s’munden! Atje janë “ të konkretizuara” të gjithë format e reliefit , malet , kodrat, luginat , liqenet, gjiret , fushat , rrugë e rrugica, por vetëm për të kaluar e parë e jo për t’u çlodhur!
Kafenetë në Shqipëri
Shqipëria përgjithësisht është nga fundi për çdo renditje, fjala vjen për të ardhurat për frymë, për ndotjen e ajrit, pagat , pensionet e kështu me radhë, por ka një renditje ku “shkëlqejmë” në vendet e para, atë të kafeneve, që i gjen me shumicë në çdo cep jo vetëm në kryeqytet, por kudo. Në Qendër, Bllok, tek Kryqëzimi i “21 Dhjetorit” , “Zogu i Zi” e kudo ndeshesh me qindra kafene , që duken s’i vagona treni ngjitur me njera- tjetrën.
Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2019, në Shqipëri kishte mbi 16 mijë bare e restorante (4 mijë restorante dhe 12 mijë bare), të cilat përbëjnë rreth 15.4% të subjekteve private në Shqipëri. Pesha që zenë baret e restorantet ndaj totalit të bizneseve, në Shqipëri është më e larta në Europë. Shqiptarët rezultojnë që e pëlqejnë të shpenzojnë kohë në kafe më shumë se pjesa më e madhe e vendeve europiane me 150 euro/frymë, shpenzimet për bare e restorante arritën rekord në 2019-n. Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i restoranteve u rrit me 26%, duke arritur në rreth 4 mijë, krahasim me 5 apo 6 vjet më parë. Shpenzimet për kafene e restorante janë dyfishuar në total, në bare dhe restorante janë të punësuar rreth 45 mijë persona . Duhet pranuar , se në 2020-n sektori i bareve e restoranteve ka pësuar goditje të madhe, fillimisht për shkak të karantinës disa mujore në pjesën e parë të vitit dhe më pas nga kufizimet në oraret e mbrëmjes. Këto kanë çuar në papunësi e varfëri.
Kafet dhe pandemia
Pandemia Covid -19 ka krijuar vështirësi në tregun e punës duke cënuar kryesisht grupet më të prekshme, gratë dhe të rinjtë. Shumica e këtyre i është bashkuar të tjerëve dhe i gjen në kafe. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e fundit të vitit 2020 humbën punën mbi 12 mijë e 600 persona në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2019 . Të dhënat zyrtare tregojnë se në tre mujorin e katërt të vitit 2020 ishin të regjistruar të papunë rishtas në zyrat shtetërore të punës rreth 5000 të rinj të moshës 15-29 vjeç. Ngushëllimin e gjejnë në kafe.
Në rrugë të hedhin gjob po s’pate maskë , në kafe pa maskë mund të rish me orë, të japësh e marrësh Covid -19 e s’të gjobit njeri. Dy miqt’ e mi s’kishin maskë , kur panë dy policë u futën në kafe e i shpëtuan gjobës! Pra, kafenetë, por duke mos harruar dhe autobuzat e grumbullimet e ndryshme mbeten vatra kryesore e përhapjes së pandemisë . Kjo ka çuar në mbi 126.000 raste pozitive, nga të cilat 31.000 raste janë aktive, për pasojë mbi 2260 humbje jete. Në sektorin e shërbimeve dhe bizneseve të lidhura me turizmin, si hotelet, baret dhe restorantet. Indeksi i punësimit kanë shënuar në rënie nga 35-50 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2020. Këta në vend që të punojnë ngrysin ditë në kafe. Rritja e papunësisë në moshën 15-29 vjeç ndikon për keq në emigracionin , që janë të larta para dhe pas krizës pandemike. Dëshirë për të lënë vendin është më e lartë tek të rinjtë se te grup-moshat e tjera. Shkaqet lidhen me një seri faktorësh socialë dhe ekonomikë. Instituti Shqiptar i Statistikave ka raportuar se vitin e kaluar, 25.5% e të rinjve nga mosha 15 – 24 vjeç nuk ishin as në shkollë dhe as në punë. Dëshira e të rinjve për të ikur jashtë vendit është më e lartë , ku sipas barometrit të Ballkanit, gjysma e të pyeturve në Shqipëri, pa dallim moshe, raportojnë se do të dëshironin të jetonin larg vendit vitin e për mos t’a ngrysur jetën s’i parazit në kafene !