Flet ish ministri i Jashtëm i PS, Ditmir Bushati: Në listat e Rilindjes ka deputetë me influencë kriminale që kanë përqëndruar pasurinë kombëtare në një rreth të vogël njerëzish

 

Në listat e Rilindjes ka deputetë me influencë kriminale që kanë përqëndruar pasurinë kombëtare në një rreth të vogël njerëzish. Greqia ja ka dalë t’i imponojë qeverisë shqiptare çështjen e Detit, duke anashkaluar Çamërinë dhe faktin që jemi ende në Gjendje Lufte. Ndarja e Kosovës një ide e vjetër serbe, por që fatkeqësisht u riaktivizua nga një shqiptar. E prisja përjashtimin tim nga Rama për qëndrimet e mia të hapura, por as unë dhe as familja ime nuk i kemi asnjë borxh shtetit

Sigal

 

 

Në lista e PS  për deputetë sot ka ekzekutorë të parave të shqiptarëve

Ditmir Bushati, ish ministri i Jashtëm i PS, që u përjashtua nga lista e PS është treguar i ashpër me zgjedhjet e Edi Ramës për emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Bushati u shpreh në në emisionin e Adio Krastës se në listat e PS-së, sot janë vendosur disa drejtorë që kanë ekzekutuar paratë e shqiptarëve. Ditmir Bushati: Sot për sot ne kemi arritur në një pikë që më i rëndësishëm duket një ekzekutor i gjakderdhjes financiare. E kam fjalën për ata drejtorë janë në listën tonë, të cilët kanë përgjegjësi të rëndë, për gjakderdhjen financiare në fusha të ndryshme të vendit se sa për një njeri që mund të vijë me diploma nga Oxford, Harvard etj. Po unë e kam ambicien, sepse e kam edhe për më lart, unë i ri jam, jetën përpara e kam. Për këtë nuk kam komplekse. E di çfarë do kisha kompleks unë? Nëse dikush do më akuzonte se kam bëtë pakt me djallin, që ju jap akses njerëzve të dyshimtë, që do të isha peng i këtyre njerëzve etj. Nuk është çështje e Ditmirit, ai është një individ. Për Ditmirin merakoset familja, shokët e shoqet e tij. Familja ime nuk ka konsumuar asnjë para nga buxheti i shtetit me përjashtim të rrogës që kam marrë si deputet dhe ministër i Jashtëm. Im atë, një komunist, i dha lamtumirën në 1990 dhe nuk u përfshi në politikë që vazhdojnë edhe sot.

E prisja përjashtimin tim nga Rama, qëndrimet e mia të hapura

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati është shprehur se vendimi i Edi Ramës për ta përjashtuar nga lista e kandidatëve të PS-së, nuk ishte i papritur për të dhe se e kishte pritur këtë vendim të Ramës. Ditmir Bushati: Nuk ka qenë një çështje e cila më ka gjetur e papërgatitur. Vetes i njoh disa instikte dhe nuhatje në politikë dhe e kam pritur se do të vinte ky vendim i Edi Rama do të më përjashtonte nga lista e kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit. Në gjykimim tim e shikoj të padrejtë këtë vendim, një vendim i pambështetur në një logjikë normale, pasi i referohem mënyrës se si kam në politikë, kontributim tim në PS, për rezultatet në zgjedhje në Tiranë dhe për rezultet historike të PS në Shkodër në zgjedhjet e 2017. Qëndrimet e mia, pavarësisht funksioneve që kam mbajtur, qoftë edhe në ata mbledhje në PS apo në qeveri, kanë qenë shumë të qarta si për pyetjet që ju më ushtruat, sidomos për influencën e krimit në politikë dhe përqendrimi i pasurisë në një rreth të vogël njerëzish.

Ne jemi ende në luftë me Greqinë

Greqia ja ka dalë të imponojë çështjen e detit, sepse më shumë flitet për këtë çështje se sa të gjithë paketën e çështjeve që kemi me Greqinë. Edhe pse jemi dy vende anëtarë të NATO-s kemi ligjin e luftës. Greqia është ende në luftë me Shqipërinë, për të kaluar tek çështja çame dhe tek deti. Shqiptarë që jetoni jashtë atdheut, na kanë mbështetur pa asnjë përfitim. Ne duhet të dimë se për çfarë do të shkojmë në Hagë. Në gjykatë nuk do të shkohet për të ndarë detin. Palët në gjykatë do t’i thonë se për disa çështje kemi rënë dakord dhe ne kemi këto pikëpamje. Më pas gjykata merr një vendim. Ende nuk dihen çështjet e sakta për të cilat do të shkohet në gjykatë.

Ndarja e Kosovës një ide e vjetër serbe, por fatkeqësisht e riaktivizoi një shqiptar

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati foli mbrëmë edhe  për në lidhje me përplasjet me Edi Ramën për çështjen e ndarjes së Kosovës. Ditmir Bushati: Mund të ju them me gojën plot që ishte një ide e vjetër serbe që u riaktivizua në gojë shqiptarësh dhe u tentua ti shitej perëndimit si një ide lokale, e disa liderëve në rajon. Qëndrimi im ka qenë në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë, strategjinë e sigurisë kombëtare dhe të interesit kombëtar. Nuk mendoj se kam bërë ndonjë akt heroik. Qëndrimi im ka qenë zyrtar, diplomatik. Bëhej fjalë për gjysmën e Kombit, Kosovën dhe në këtë pikëpamje ishte e pamundur që kushdo të ishte ministër i Jashtëm i Shqipërisë të ishte gojëkyqur. Mund të ju them me gojën plot që ishte një ide e vjetër serbe që u riaktivizua në gojë shqiptarësh dhe u tentua ti shitej perëndimit si një ide lokale, e disa liderëve në rajon. Nuk më kanë surprizuar qëndrimet e këshilltarit të Trumo John Bolton, as reagimet e qeverive britanike dhe gjermane, sepse kabllot e lobimit ishin futur thellë. Kjo ishte një ide që futi në tension rajonin dhe ia uli ndikimin në maksimum ndikimin e Tiranës në Prishtinë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Preshevë. Unë në çdo momente të ditës jam i gatshëm të përballem me këdo për qëndrimet e mia. Kryeministri ka pasur mendimet dhe qëndrimet e tij dhe ato dihen.

Albini dhe Vjosa shihen me zili në Tiranë

Albini dhe Vjosa janë shembuj të rezistencës dhe të integritetit politik. Kam parë shumë zhvillime pozitive në Prishtinë. Kam pasur dhe kultivoj raporte shumë të mira me të gjithë ata atje edhe para se të isha ministër i Jashtëm. Më ka mbushur me optimizëm si Albini dhe Vjosa. Më pëlqen dhe ekipi që ata kanë kompletuar. Pritshmëritë janë të mëdha, përgjegjësitë edhe më të mëdha. Uroj me gjithë zemër që ata të ja dalin dhe të vendosin një shembull të qeverisjes demokratike në rajon sepse ne shqiptarët shihemi si delja e zezë, që nuk dimë të bëjmë një qeverisje demokratike. Albini dhe Vjosa janë shembuj të rezistencës dhe të integritetit politik dhe kjo është arsyeja që unë u uroj sukses. Kjo është edhe arsyeja që ata fatkeqësisht shihen me shumë zili në Tiranë. Tek ideja e ndarjes së Kosovës, nisi dhe ftohja Tiranë-Prishtinë.