Ish-deputeti dhe ish-ministri Genc Pollo deklaron se veprimet e fundit të SPAK kundër gjyqtarëve të korruptuar duhen përshëndetur, por sfida reale e SPAK-ut nuk do të ishin peshqit e vegjël qofshin edhe piranja.
“Në favor të interesit publik duhet me ndershmëri të kujtojmë se kazuset me peshkaqenë do të dëshmonin pavarësinë dhe efektivitetin e tij”, shkruan Pollo në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Veprimet e SPAKut kundër gjyqtarëve e të tjerëve që nxirrnin tak fak kriminelët nga burgu duhen përshëndetur e të dyshuarit duhet të përballen me drejtësinë.
Por sfida reale e SPAKut nuk do të ishin peshqit e vegjël qofshin edhe piranja. Në favor të interesit publik duhet me ndershmëri të kujtojmë se kazuset me peshkaqenë do të dëshmonin pavarësinë dhe efektivitetin e tij.
Fatkeqsisht deri sot janë në këto raste janë regjistruar dështime: Tahiri&kanabistët, Dosjet e votëblerësve Dibër e Shijak, Unaza e Re, Inceneratorët e të tjera si këto.
Kur SPAKu të ndërmarrë operacione rrufe si dje në Krujë edhe për dosjet e mësipërme do të meritojë e do të ketë besimin e plotë të opinionit publik.