Bayern nuk zhgënjen në Katar, gjermanët kualifikohen në finalen e Kupës së Botës (VIDEO)

166
Sigal

Bajerni i Mynihut nuk zhgënjen në Katar, teksa ditën e sotme është kualifikuar në finalen e Kupës së Botës për klube.

Bavarezët iu falën dopietës së Robert Levandovskit në minutat 17’ dhe 86’, për të mposhtur 0-2 egjiptianët e Al Ahli. Gjermanët ishin dominues gjatë gjithë ndeshjes, duke krijuar disa raste të tjera shënimi, por vetëm 2 herë përfundoi topi në rrjetë.

Në finale Bajerni do të përballet me skuadrën meksikane të Tigres, që eliminuan ditën e djeshme Palmeirasin.