Hiqej si punëtor i thjeshtë, policia ndalon shqiptarin me 2.2 kg kokainë dhe dhjetëra mijëra euro (EMRI)

189
Sigal

Policia e Comos në Itali ka vendosur në pranga një 46-vjeçar shqiptar, të identifikuar si Saimir Avdiu.

Atij i është gjetur një sasi prej 2.2 kg kokainë si dhe një sasi marijuanë. Gjithashtu policia sekuestroi materiale për paketimin e sasive të mëdha të narkotikëve, të tilla si: një makinë me vakum, shirit ngjitës për paketimet dhe 19 mijë euro, të cilat besohet se janë përftuar nga para të drogës.

Policia kishte kohë që vëzhgonte lëvizjet e shqiptarit, pasi kishin informacion se ai tregtonte drogë. Sakaq, gjatë kontrolleve në shtëpinë e Avdiut, policia gjeti një kasafortë brenda së cilës kishte 15.000 euro, dy ora Rolex dhe një municion të kalibrit 7.65.

Sipas mediave italiane ai kamuflohej si një punëtor i thjeshtë, por materialet e gjetura prej tyre si dhe sasia e drogës së sekuestruar, dëshmojnë se 46-vjeçari kishte një standard tepër të lartë jetese.