Afërdita Pepkola: Nuk të bëjnë artist apo shërbejnë në nivel artistik dekoratat e rreme

653
Sigal

 PERSONAZH/ Flet këngëtarja popullore Afërdita Pepkola: Shqiptarët në USA shpërthyen në thirrje  “Rroftë Obama”.

Ajo këtë verë ka realizuar tre klipe  nismë që është e vështirë nga një këngëtar për një kohë kaq të shkurtër. Por ajo rregullin e punës dhe të kënduarit  live e ka mësuar në USA, ku ka për më shumë se 20 vjet. Mund të themi që është një ndër këngëtaret më të kërkuara në Michigan dhe në të gjitha shtet e Amerikës, ku ajo punon dhe jeton. Në repertorin e saj gjen këngë të të gjitha trevave, ndaj dhe suksesi ka qenë i padiskutueshëm. Ajo u formua si këngëtare në Kukës dhe me vonë u konsolidua në Amerikë.

  Si u prit sot fjala e Presidentit Obama nga emigrantët shqiptarë në Amerikë?

 Ishte fjalimi më i gëzueshëm për të gjithë emigrantët tanë në USA. Në çdo familje shqiptare ka pasur festë me thithjet rroftë Obama. Mendojmë të bëjmë një këngë për Obamën. Një sihariq i madh.

 Cili është klipi apo kënga juaj e fundit? Si u realizua?

Në korrik realizova tre klipe, “Jam më Labe se ti” Popullore jugu

 “U bo jeta internet” Popullore Shqipërisë së Mesme.

 N’at zaman të asaj furie & Margjelo-Jare shkodrane klasike.

 Ndërsa vjet u paraqita me klipin e parë baladë “Bie shi për ty mendoj”, ku komentet e dëgjuesve në youtube mund të të japin një bluzë në perceptimin e gjithkujt.

 -Me cilin kompozitor keni bashkëpunuar?  Cilat janë këngët më të suksesshme dhe kush janë autorët e teksteve?

Tekstet dhe muzika nga Sokol Marsi. Është  një bashkëpunim mjaft i mirë dhe pse nga larg.

 -Cilat këngë preferohen në mërgim?

 Këngët shqiptare janë të gjitha të suksesshme se unë di se ku dhe kur e kanë radhën te këndohen. Në mërgim njerëzia preferojnë këngë të vallzueshme të çdo treve.

-Cila është veshja juaj kur këndoni në Amerikë. Veshja me motive kombëtare?

 Veshja ime është  gjithmonë normale qe i përshtatet aktivitetit qe kam. Në shumë raste fustani me flamurin kombëtar është më i pëlqyeri.

 -Sa këngë keni në repertorin tuaj dhe cila njihet si këngë hit?

Repertori im është i pa fund dhe gjithë ngjyra emocioni qe te dërgon ne ç’do vend

 -Ku është bërë prezantimi juaj më dinjitoz dhe me cilën këngë?

 Prezantimi im me dinjitoz ishte kur unë përfaqësova Shqipërinë  në Festivalin Ballkanik në Ohër, më 1990 me këngë kurbeti folklorike nga KUKSI titulluar  “Veç tek un ti mbaji mentë”.

 Njihem kudo nga e gjithë diaspora për këngëtare e vetme që këndon Live me orë të tëra pa pushim dhe në perfeksion dhe në karakter të çdo lloj motivi që këndoj

-Ku këndoni gjatë vitit?

 Gjatë vitit marrë pjesë në koncerte dhe aktivitete të ndryshme

– Në sa vende të botës jeni ftuar për koncerte? Ku jeni ndjerë më mirë?

 Ftohem nga shumë vende të botës, ku ka shqiptarë, por aktivitetin tim e kam në USA në shumë shtete, por Miçigani është i vetmi shtet, ku emigrantet  janë me shumë shije dhe kërkesa për këngën gjë kjo është dhe arsyeja pse unë jetova atje për 19 vite dhe e lumtur në profesion.

-Njeriu ka dhe s’ka idhuj në jetë, ose më mirë të themi ka dhe udhërrëfyes të së mirës, ju keni të tillë?

Babai im ishte dhe ngelet idhulli im sidomos në profesion in tim.

Femra shqiptare akoma nuk njeh veten

-Ku vihet re maskilizmi i shoqërisë shqiptare?

Njerëzia nuk funksionon me logjikën e kohës apo kushteve të sotme.

 -Qeveria  Rama a ka krijuar hapësirat për femrat?

Qeveritë pak kanë menduar për femrat  apo për talentet femra.

Shikoj qe jepen çmime, vlerësime apo dekorata amatoreve që nuk ja kanë rritur vlerat folklorit apo nivelit të muzikës sonë…. tekste këngësh që luajnë me fukarallëkun apo Flamurin. Nuk të bëjnë artist apo shërbejnë në nivel artistik dekoratat e rreme.

– A janë me xheloze femrat se meshkujt në profesion?

Sa për xhelozinë në profesion të dyja palët janë në maksimum tek ata që kanë frikë dhe i dinë mundësitë e tyre deri ku i kanë në profesion…. këngëtaret e vërtetë flasin me këngë.

 -Keni menduar të ktheheni në atdhe?

Me keqardhje e them Njeriu një jete ka. Nuk vij të jetoj atje sepse akoma nuk shikoj ndryshim në ndërgjegjen e shoqërisë.

 Albert Z. ZHOLI