Dora barbare dhe babëzia shëmbën urën e Drashovicës

341
Sigal

Denoncimet e banorëve dhe protestat e tyre nuk e shpëtuan dot urën shekullore të Drashovicës të cilën e rrëmbeu Shushica pasi barbarët e rrugëve i morën zhavorrin dhe zbuluan themelet. Mëndjet e marra të zyrtarve po shkatërrojnë ura për të ndërtuar rrugë. S’keni parë gjë akoma! Ja pamjet.

      -Shkatërro ura, për të shtruar rrugë-

Nag Agim Jazaj

Denoncimet e banorëve në formë protestash kanë rënrë në vesh të shurdhër nag institucionet.

Reshje të tilla, me këto sasira e më shumë ka përballuar edhe kjo urë, pa asnjë gërvishtje. Po për dëmtimin dhe rrënimin e kësaj ure, ka dorë në rrëzimin e saj, dora barbare dhe mendjet e marra njerëzore-zyrtare

 

Dalja e lumit Shushicë, ka rrëzuar edhe urën e Drashovicës.  Për rrjedhojë banorët jo vetëm nuk mund të komunikojnë me pjesën tjetër të terrenit, por kanë mbetur edhe pa ujë të pijshëm, sepse tubacionet e ujit ishin të vendosura mbi shtratin e urës, gati shekullore. Reshje të tilla, me këto sasira e më shumë ka përballuar edhe kjo urë, pa asnjë gërvishtje. Po për dëmtimin dhe rrënimin e kësaj ure, ka dorë në rrëzimin e saj, dora barbare dhe mendjet e marra njerëzore-zyrtare.  Në një status e kujtonte shkakun edhe një ndër ish-drejtuesit e bashkisë Selenicë.  Na kujtohet atëherë, në verën e vitin 2018, kur protestuam dhe shkuam në vend me kryebashkiakun e kohës z. Përparim Shametaj, bashkë edhe me banorë të Drashovicës, Vodicës, etj për të denoncuar dhe për të parandaluar krimin që dukej sheshit, marrjen e zhavorrit nga lumi, nga firmat ndërtuese-rrënuese-abuzuese, për të shtruar rrugën e lumit të Vlorës, duke cënuar shëmbjen në urat e Lumit të Vlorës, duke dëmtuar këmbët e urave të Drashovicës, Peshkëpisë,Vodicës dhe Kotës. Që atëherë e ngritëm zërin në instituconet shtetërore, lokale dhe deri në institucionet qëndrore, për të denoncuar e publikuar këtë krim edhe në mediat publike vizive dhe të shkruara.  Po zëri i arsyes binte në veshin e shurdhër, në shtetin e korruptuar e të kompromentuar.  Klithmat e atyre ditëve të para, të paralajmëruara e bënë hatanë e sotme: Shëmbejen edhe të kësaj ure.  “Dhe: S’kemi parë gjë Akoma”- nga mendja dhe dora barbare…