Prononcim për gazetën “Telegraf”: Ilir ALLKJA, mjek
Qeveria duhet të jetë transparente me logjistikën e vaksinës, jo të na hedhë hi syve me shfaqje në stadium
Po “zinxhirin ftohës” të vaksinës (elektorale) anti-covid si e realizuan? Unë si njohës i mirë i sistemit shëndetësor publik di që Shqipëria nuk ka ende të tillë logjistikë që transportojë vaksina në minus 70⁰C, e as që ti konservojë në këtë temperaturë! Të gjitha vaksinat e zakonshme që zbatohen në moshën pediatrike, por edhe madhore administrohen nëpëmjet një zinxhiri ftohës tejet korrekt që nga vitin 1994 e deri më sot i cili i ruan këto vaksina nga 0-4 ⁰C. Gjithë logjistika e ruajtjes, transportit, zbatimit quhet ndryshe “zinxhir ftohës”. Prodhimi dhe ofrimi i vaksinës anti-covid menjëherë pas dhënies së lejes ka vënë në një punë tejet rraskapitëse firmat prodhuese, pasi këto vaksina kanë nevoje për kushte të tjera transporti dhe ruajte, minus 70⁰C . Firmat po kërkojnë logjistikë të re prej kohësh tek firmat teknologjike dhe logjistike pikërisht për transportin dhe ruajtjen e vaksinës anti-covid. Në rastin e vaksinës së Biontech-Pfizer luan rol vendimtar konservimi në temperatura të ulta. Kjo vaksinë është mjaft e ndjeshme prandaj duhet të ruhet rregullisht dhe transportohen në temperatura minus 70 gradë celcius. Të dyja sipërmarrjet bioteknologjike zotërojnë transportues të posaçëm që bazohen tek teknologjia e akullit të thatë. Brenda tyre do të transportohen vaksinat në drejtim të vendeve që do t’i përdorin. Për këtë viti , kreu i Biontech, Ugur Shahin ka bërë të ditur, në një intervistë me CNN, se do të ketë variante të tjera të vaksinës, që nga ana logjistike është më pak e vështirë për t’u transportuar. Por varianti i tanishëm kërkon temperatura minus 70⁰C. Bashkëpunimi i Biontech me Pfizer ka rezultuar pozitiv. Pfizer është një koncern ndërkombëtar farmaceutik me shumë përvojë dhe rrjet organizativ e logjistik të fuqishëm. Pfizer është në 120 vende aktive por në Shqipëri nuk ka asnjë përfaqësi zyrtare, për pasojë as logjistikë suportuese për vaksinën kunder COVID-19. Qeveria duhet të jetë transparente pikërisht me logjistikën, jo të na hedhë hi syve me shfaqje në stadium.
Ilir Allkja, mjek: Qeveria, Komiteti Teknik i Ekspertëve, IShP duhet të jenë transparentë me publikun, të na sqarojnë si e kanê realizuar transportin dhe zbatimin e vaksinës delikate anti-covid
Përgatitja logjistike
Deri më tani Pfizer Biontech ka kontrata si me Britaninë e Madhe , me shumë vende të BE. Jemi të përgatitur për të furnizuar të gjitha vendet. Edhe pse autoritetet në Britaninë e Madhe qenë të parët që e kanë lejuar vaksinën, do kihet kujdes për shpërndarje të drejtë të saj, thuhet nga sipërmarrja. Për furnizimin e Britanisë së Madhe do të luajë rol të rëndësishëm qendra prodhuese e Pfizer në Belgjikë, Puurs duke suportuar edhe atë që quhet “zinxhiri ftohës”. Qeveria, Komiteti Teknik i Ekspertëve, IShP duhet të jenë transparentë me publikun, të na sqarojnë si e kanê realizuar transportin dhe zbatimin e vaksinës delikate anti-covid.