FOTO/ Ministri i Jashtëm grek, Kotzias mbërrin në Tiranë, përqafime e buzëqeshje me Bushatin

609
Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka mbërritur në Tiranë. Ashtu siç ishte paralajmëruar, Kotzias do të zhvillojë një vizitë disa orëshe në Tiranë, pasi Presidenti i Republikës Ilir Meta tha autorizimin për negociatat me Greqinë.
Kotzias është pritur nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati me të cilin po zhvillon një takim në Ministri.
Pas takimit me Bushatin, Kotzias do të udhëtojë drejt Vjenës për të takuar homologun e tij maqedonas Dimitrov. Mes tyre do ketë të tjera negociata për emrin e Maqedonisë.
Kjo vizitë ministrit grek vjen në një kohë kur janë shtuar zërat për dështimin e takimit Rama-Tsipras, e parashikuar për në muajin prill.
Tirana është “frenuar” për nënshkrimin e marrëveshjes së detit, ndërkohë që nga Athina vijnë sinjale se pa marrëveshje nuk ka takim midis dy kryeministrave.
Sigal