E “burgosur” në Kukës, gjykata merr një tjetër vendim për Fjolla Morinën

271
Sigal

Sot gjykata e Kukësit ka shqyrtuar kërkesën ndaj Fjolla Morinës. Gjykata ka vendosur dërgimin për gjykim të çështjes në ngarkim të Morinës, e akuzuar për trafikim armësh dhe municionesh. Në të njëjtën seancë Gjykata e Kukësit ka vendosur pushimin e ndjekjes penale të Fisnik Sylës dhe Fitim Mujit.

Burime bëjnë të ditur se këngëtarja, e përfaqësuar nga avokatja e saj Aurora Guska i ka kërkuar gjykatës që çështja në ngarkim të saj të gjykohet me gjykim të shkurtuar pasi situata mund të zgjidhet në themel në gjendjen që janë në aktet.

Edhe në seancën e sotme, Morina, në deklarimin e saj para trupit gjykues është shprehur se armën nuk e ka pasur për qellim trafikimi e as për fitim duke i qëndruar deklaratave të saj të dhëna me parë. Këngëtarja vazhdon të jetë në arrest shtëpie, në qytetin e Kukësit. /abcnews.al