Zbulohet skandali i mbushjes së kutive, komisionerët futen pas shkollës dhe kapen me ‘presh në dorë’

584
Sigal

Shkolla “Prekë Cali” në Vaun e dejës ishte një nga qendrat e votimit me datën 30 Qershor në Qarkun e Shkodrës.

Përpara se të mbyllej procesi i dorëzimit të kutive ku kishin hedhur votat e tyre qytetarët, janë fotografuar edhe fotot e mëposhteme.

Ashtu siç edhe shihet në foto, disa persona janë në ambientet e jashtme të shkollës, konkretisht pas kësaj godine me kuti votimi votimi në duar që pasi kanë mbaruar atë çfarë kishin për të bërë janë kthyer sërish brenda po me kutitë në duar.

Burime bëjnë me dije se personat në foto kanë mbushur kutitë me fletë votimi ndërkohë Faxweb.al ka siguruar edhe foton e komisionerëve që kanë mbarëvajtur procesin në këtë qendër votimi dy ditë më parë.