Adriatik Dosti: As turk e as grek as serb e as maqedono-malazez por thjesht ti je një Antishqiptar i tërbuar !

530
Mes nje skandali dipllomatik te pa degjuar me pare e kur nje kryeminister i Shqiperise do te vizitonte Beogradin pas plot 68 vjetesh me 10 nentor te 2014 Rama do te ishte ”mik” ne kryeqytetin e Serbise…
Asnje zyrtar i cfaredo lloj shteti te botes nuk do ta pranonte ate lloj fyerje, ofendimi e poshterimi te shtetit te tij ku ne Aeroport e ne pritjen shteterore, publike, protokollare e zyrtare …ne shtize te qendronte e te valevitej vetem flamuri kombetar i Serbise e jo i shtetit te tij…aq me shume kur ti je miku e miku pritet me nderime te vacanta e aq me shume qe nje veprim i tille ne maredheniet nder shteterore perben nje provokim te rende e nje incident dipllomatik te pa falshem e te pa tolerueshem…prej askujt…
Si te mos mjaftonte kjo…Rama jo vetem qe nuk protestoi fuqishem, jo vetem qe nuk e anulloi viziten e tij ne Beograd , jo vetem qe nuk guxoi te thoshte asnje gjysem fjale per provokim-incidentin e rende shteteror por me keq akoma…vajti e u perul para flamurit serb ashtu e ne ate lloj forme qe se kishte bere kurre me pare as perpara flamurit te tij kombetar…
Ja pikerisht kjo ngjarje mu kujtua sot teksa horri kryeminister ju tha publikisht shqiptareve se po me bini ne qafe kot e po me akuzoni pa shkak…e se une…o jam agjent i Turqise qe luftoi kunder Greqise ose jam agjent i Greqise qe luftoj kunder Turqise…
Jo ore Joooooo …perpara se te jesh agjent i tyre e ”luftetar apo mbrojtes” i njeres ose tjetres pale ti me se pari hapur fare je Antishqiptar madje i terbuar dhe me i poshtri i ketij lloji mes sojit tend bastard…
Po…po ti je nje Ciban kanceroz ne trupin e semure te Shqiperise qe po i sherben Serbise e Greqise…
Me shkruanin nje Leter para dy ditesh nje grup patriotesh e intelektualesh kosovare nga Gjakova e Prizreni te cileve ”u kishte mbetur hatri” pse une kam shkruar per Ramen vetem si nje antishqiptar ne sherbim te Greqise e kam harruar se me keq e me poshtersisht akoma ai eshte i tille edhe ne sherbim te Serbise…
Dhe kane mese te drejte ne ate c’ka thone vellezerit kosovare ..
Ndaj dhe radhazi mu kujtuan se si…
…..Ishte po ky Rama kryeminister i Shqiperise qe vizitoi Beogradin, injoroi rende mungesen e Flamurit kombetar shqiptar….vajti e ju ul ne gjunje Flamurit serb…beri sikur u zu me Vucicin ne konferencen e shtypit pse ky ” trimi yne” guxoi e tha se ju serbet duhet ta njihni Kosoven e Vucicit ”i mbeti hatri” e iku pa i dhene doren [???]…
Ishte po ky Rama qe se bashku me Vucicin po ate mbremje do ti kendonin ne nje Mejhane te Beogradit ”O Soli Mion” e fameshme italiane antishqiptarit te terbuar Ivica Dacic me rastin e ditelindjes se tij…
Ishte po ky Rama qe se bashku me Vucicin, Thacin e Batonin me miratimin e mbeshtetjen e Boltonit mustaqe-mut e qelbesires komuniste italiane Mogherini do te nxirrnin hartat e thikat per ta prere, coptuar, ndare e gjakosur Kosoven e popullin e saj…
Ishte po ky Rama qe i genjeu e i mashtroi Kosoven e kosovaret qe te ”kryenin pune” per Demarkacionin me Malin e Zi ne premtim e kembim te liberalizimit te vizave…gje qe nuk ndodhi kurre e ku Kosova e hengri Sapunin e Rames per Djath …
Ishte po ky Rama qe nuk la lloj presioni, kercenimi e shantazhi pa bere ndaj qeverise se Kosoves e kryeministrit te saj Haradinaj per ti detyruar te hiqnin Taksen 100 % ndaj Serbise aq sa me ne fund ”nga pa suksesi e pa durimi” u detyrua ta hidhte ne Gjyq kryministrin e Kosoves…
Ishte po ky Rama qe ju vuri Shqiperise e Kosoves …Traun ndares ne Rrugen e Kombit veprim qe edhe vete Vucici nuk do kish guxuar ta bente dot…
Ishte po ky Rama qe ne mes te Prishtines i fyeu e i provokoi rende kosovaret teksa ju tha se kush nuk shkon pas Hashim Thacit eshte Gomar [???]…
Ishte po ky Rama qe sabotoi haptazi ndeshjen e futbollit Shqiperi – Serbi ne 2015 ne Elbasan ne favor te serbeve madje ne ate situate tejet te tensionuar maredhenish shteterore serbo-shqiptare guxoi e ftoi publikisht Vucicin te vinte ne Elbasan e ta shihnin ndeshjen se bashku…e madje ftoi edhe nje ”grup rinor” serb te ishin te pranishem ne ate ndeshje….
Ishte po ky Rama qe shpiku Mini Shengenin Ballkanik se bashku me Vucicin e Zaevin …nje projekt ky teresisht antishqiptar , thellesisht thike pas shpine kunder Kosoves e krejtesisht ne favor te armiqve te kombit shqiptar serbeve, maqedonasve e malazezeve…
Ishte po ky Rama qe hoqi nga Rrezoluta e Parlamentit shqiptar qe denonte krimet e Serbise ndaj Kosoves fjalen Genocid !
Ishte po ky Rama qe ju premtoi serbeve e madje edhe firmosi nje mareveshje thellesisht antikombetare me ta …ardhjen e tyre me hekurudhe ne Nish e deri afer Prishtines e prej ketu direkt edhe ne Shqiperi e me destinacion Durresin e Portin e tij…
Ishte po ky Rama qe ju premtoi Serbeve por edhe maqedonasve daljen ne Detin Adriatik …nje enderr kjo shekullore e Serbise qe i ka kushtuar shqiptareve nder dekada Lumenj gjaku…
Ishte po ky Rama qe ju premtoi nga nje cope Port po ne Durres si Vucicit po ashtu edhe Zaevit…e po ky Rama qe u be here me Gruevskin e here me Zaevin dhe gjithmone kunder shqiptareve te Maqedonise.,..e po ky Rama qe ju beri thirrje shqiptareve te Malit te Zi te votojne per Gjukanovicin e jo per veten e tyre …
Ishte po ky Rama qe e priti kriminelin e ministrin e Milloshevicit…Alexander Vucicin me nderime te larta, ceremoni te vacanta shteterore e me tapet te kuq ne mes te Tiranes nderkohe qe kryeministrit te Kosoves aso kohe Albin Kurtit i mbylli deren e i tha publikisht me arrogance se me ty nuk kemi me se cfare te bisedojme [???]…
Ishte po ky…i njejti Rama qe nuk denjoi me rrugaceri as te ishte prezent e as te degjonte fjalimin e Presidentes se Kosoves e Kryeparlamentares znj. Osmani se ciles me pas banalisht fare i ofron nje takim sekret , koke me koke e me dyer te mbyllura[???]…
Ishte po ky Rama qe pak dite me pas Kosoven do ta quante ”vendi fqinj” e znj.Osmani do ta etiketonte si nje nacionaliste folkloriste qe erdhi ne Tirane per te mbledhur vota per fushaten e saj elektorale .
..
Ishte e eshte po ky Rame qe sa here ka shkelur ne Kosove ka mbjelle urrejtje e percarje mes Shqiperise e Kosoves dhe ka bere here hapur e here me ”dipllomaci” politiken pro serbe nder shqiptare duke krijuar nje coroditje kombetare me pasoja vertet te renda e te rrezikeshme per kombin shqiptar…
Tani thuaju shqiptareve publikisht o i pa fytyre e i pa udhe …si te pelqen ta quash veten grek kunder turkut, …turk kunder grekut …serb kunder shqiptarit… gjakprishur shqiptar ne sherbim te serbit apo …me te gjithe e kunder vendit e popullit tend …apo ”Poliagjent” sic kishte qejf ti etiketonte armiqte e tij Komandanti e Babai yt shpirteror Diktatori Hoxha…
Sado e sido te rrotullosh e te kavardisesh TY …ti je e mbetesh deri ne frymen tende te fundit nje Ciban kanceroz ne trupin e drobitur te kombit shqiptar …nje antishqiptar i lindur e qe do japesh fryme po i tille deri ne vdekje …ti je sherbetor i te gjitheve e i gjithkujt por kurdohere kunder Shqiperise e shqiptareve…
Ja ky je TI – me te gjithe dhe kunder shqiptareve !
A.R.DOSTI
Sigal