Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njofutar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2 206 testime të dyshuara për koronavirus, dhe prej tyre 592 kanë rezultuar pozitivë.
Lexo edhe : Varianti afrikan i Covid / Shkencëtarët nuk japin garanci se vaksinat do funksionojnë me llojin e ri të virusit
Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 21 persona të prekur nga virusi. Ndërsa Instituti i Shëndetit publik njoftoi se gjatë ditës së sotme janë shëruar 691 persona.
Lexo edhe : Gjermani / Regjistrohet rasti i parë me mutacionin e covid-19
Prej disa ditësh në vend numri i të shëruarave është më i lartë se ai i të infektuarave. Për momentin janë 20 598 raste aktive me koronavirus.