Shqipëria në karantinë prej orës 20:30 / Boshatiset Tirana

254
Sigal

Edhe pse është nata e Krishtlindjes, sonte rrugët e Tiranës janë boshatisur më herët se netët e tjera. Nga sot, (24 dhjetor) ka hyrë në fuqi kufizimi i ri i lëvizjes, ku prej orës 20:30 – 06:00 të mëngjesit asnjë qytetar nuk lejohet të dalë në rrugë.

Këto masa do të qëndrojnë në fuqi deri më 4 janar, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend. Pas kësaj date do të rikthehet sërish izolimi që prej orës 22:00 – 06:00. Të gjithë ata persona apo biznese që thyejnë këtë masë kufizuese do të gjobiten sipas aktit normativ.

Lexo edhe :  Varianti afrikan i Covid / Shkencëtarët nuk japin garanci se vaksinat do funksionojnë me llojin e ri të virusit

Gjithashtu sot u mbyllën dhe shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet për pushimet e dimrit dhe do të rihapen më 11 janar. Në 24 orët e fundit në vendin tonë u raportuan më shumë persona të shëruar se sa raste të reja me koronavirus. Konkretisht 510 raste raste të reja dhe 8 humbje jete.

Lexo edhe :  Gjermani / Regjistrohet rasti i parë me mutacionin e covid-19