Vrasja e klerikut, Arabia Saudite ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin

342
Arabia Saudite ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Shkak për këtë veprim është bërë vrasja e klerikut të shquar shiit mysliman Sheikh Nimr el-Nimr .
Lajmi është dhënë nga Ministri i Jashtëm saudit Adel al-Jubeir ndërkohë që demonstruesit sulmuan ambasadën saudite në Teheran. Ministri i Jashtëm, Jubeir ka thënë se të gjithë diplomatët iranianë duhet të largohen nga Arabia Saudite brenda 48 orëve.
Po ashtu Arabia Saudite ka tërhequr të gjithë diplomatët e saj nga Teherani, raporton BBC duke cituar al-Arabiya TV.
Sheikh Nimr el-Nimr dhe 46 të tjerë u ekzekutuan të shtunën, ndërsa Arabia Saudite i akuzoi ata fajtorë për “terrorizëm”.
Sigal