Vriten 2 ushtarë të NATO-s nga persona me uniformën e ushtrisë afgane

468
Dy anëtarë të Natos u vranë të mërkurën në Afganistan pasi u sulmuan nga disa persona të veshur me uniformat e forcave afgane të sigurisë
Sipas të dhënave sulmi ndodhi në provincën jugore të Helmand.Me anë të një deklaratë për shtyp Misioni Mbështetës i Natos në Afganistan bëri më dije se ushtarët e tyre kishin arritur ti vrisnin agresorët përpara se të vdisnin edhe vetë. 
Në deklaratë thuhet se nuk është akoma e qartë nëse agresorët ishin anëtar të forcave afgane apo nëse unifromat dhe mjetet e tyre ishin përdorur nga dikush tjetër . Nato nuk ka bërë publik emrin e 2 ushtarëve të saj të vrarë gjatë përleshjes, duke ja lënë në dorë zbardhjen e çështjes autoriteteve afgane.
Sulmet kundër misioneve të Natos në Afganistan janë të shpeshta. Më i fundit ishte akti kamikaz i së shtunës në Kabul, ku midis dhjetra të vdekurve ishin dhe 3 ushtarë amerikanë. 
Sigal