Argjentina Ramosaj publikoi baladën e saj “Who Am I” rreth tre javë më parë, dhe kënga ka rezultuar mjaft e suksesshme.
“Who Am I” është përzgjedhur si kolonë zanore e filmit të huaj “River”, që pritet të publikohet së shpejti.
Këngëtarja ndau lajmin e bukur me ndjekësit në Instagram dhe shkroi: “’Who Am I’ përveçse është kënga ime e fundit, do të jetë edhe në kolonën zanore të filmit River, të kompozuar nga Rona Kastrioti.”
Argjentina Ramosaj është rikthyer në muzikë pas gati dy vitesh shkëputje.
Para këngës ‘Who Am I”, e cila është publikuar pa videoklip, ajo solli ‘Pishman’ në bashkëpunim me Young Zerkën.
Ndërkaq, ‘River’ është një thriller psikologjik, që flet për një vajzë e cila pasi u zhduk për një javë gjatë një udhëtimi përpiqet të bashkojë pjesët së bashku, ndërsa vë në dyshim se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është ëndërr.