Katër anëtarë të Aleancës së Teatrit janë ndaluar nga Policia e ministrit të sapoardhur në fron Bledi Çuçi. Ergys Mërtiri, Titi Seranaj, Gentjan Hasani, Donald Martini. Nuk dihen motivet e ndalimit, porse nga një video live në fcb policët e rendit dallohen dhe dëgjohen fjalët fyese dhe dhuna e ushtruar mbi ta. Ikja e ministrit Lleshi nuk e ka ndryshuar aspak stilin e sjelljes së policëve dhe dhunën që tashmë po ushtrohet pa dallim nga këto punonjës.
Mendohet që ka edhe të tjerë të ndaluar nga aktivistët e Aleancës.






















