Kukësi-Teuta dhe Flamurtari-Skënderbeu, në luftë për trofeun e edicionit të 62-të
Me sfidat Kukësi-Teuta (14:00) dhe Flamurtari-Skënderbeu (17:00) nisin gjysmëfinalet e Edicionit të 62-të të Kupës së Shqipërisë. Nëse në kampionat, Skënderbeu – me diferencën +14 pikë ndaj tri ndjekësve të tij më të afërt: Partizani, Laçi dhe Kukësi – thuajse e ka siguruar titullin kampion, kur kanë mbetur edhe tetë javë për t’u luajtur, Kupa shihet edhe si mundësia më e mirë për të marrë pjesë në Ligën e Europës. Të katër skuadrat e synojnë dhe janë të denja për fitimin e saj.
FLAMURTARI-SKËNDERBEU
Në Vlorë do të luhet një duel urrejtje dhe revanshi, pasi sfidat midis këtyre dy skuadrave, sidomos në katër vitet e fundit, ku ndeshjet janë shoqëruar me incidente dhe replika të forta midis dy kampeve. Ia vlen të kujtojmë dy momente: në ndeshjen e fundit të sezonit 2009-2010, takim i luajtur në Vlorë, kur në përfundim të takimit ultrasit vlonjatë i gjuajtën me stola korçarët, apo incidenti i 15 shtatorit të vitit të kaluar, kur një ultras goditi presidentin e Skënderbeut, Adrian Takaj. Në fakt, atmosfera është e ndezur, ndërsa masat e sigurisë janë të forta, për të krijuar ndeshje “fair-play” si në fushë, ashtu dhe në tribuna. Në “Flamurtari”, Skënderbeu ka një tabu për të thyer, pasi nuk fiton prej shumë vitesh. Në fakt, kuqezinjtë e drejtuar nga Ernest Gjoka nuk janë në formën e tyre më të mirë, pasi rezultatet negative radhazi në kampionat kanë bërë që të shohin shumë pranë zonën e ftohtë. Megjithatë, Kupa është një objektiv për vlonjatët, me shpresën për të shpëtuar sezonin.
KUKËSI-TEUTA
Kukësi i ka shfaqur qartë ambiciet, për fitimin e Kupës, kjo dhe për faktin se dështuan sezonin e kaluar, por përpara se të arrijnë në finale duhet të kalojnë Teutën. Nënkampionët e vendit, nën drejtimin e Sulejman Starovës janë rikthyer tek fitoret radhazi në kampionat dhe tashmë vendi i dytë nuk shihet si një mision i pamundur. Trajneri Starova ka deklaroi se, fitimi i Kupës është më mirë sesa vendi i dytë në kampionat. Tekniku tiranas e njeh mirë Teutën, pasi e ka drejtuar atë si trajner, por dhe si drejtor sportiv. Nga ana e tyre, “Djemtë e detit”, të cilat po vuajnë disi këtë pjesë të sezonit, pavarësisht fitores me Besën. Teuta e sheh Kupën si mundësinë e vetme për të dalë në “brigjet” europiane, pasi gara në kampionat është shumë e fortë. Partizani, Kukësi dhe Laçi, që kanë pikë të barabarta, nga 40, do të luftojnë për të kapur vendet 2-3 që të çojnë në Europë, dhe Teuta synon të jetë midis këtyre pozicioneve, nëse ajo nuk do të arrijë të fitojë Kupën të cilën e ka fituar për herë të fundit në vitin 2005.
MINIPORTRETE
SKËNDERBEU
Skënderbeu nuk ka mundur ta fitojë asnjëherë Kupën e Shqipërisë, pavarësisht se arriti në finalen e vitit 2012, kur humbi me Tiranën e drejtuar asokohe nga spanjolli Hulian Rubio.
FLAMURTARI
Flamurtari e ka fituar tri herë Kupën e Shqipërisë, përkatësisht në edicionet: 1984/85 1987/88 2008/09, teksa vlonjatët kanë qenë 24 herë në gjysmëfinale dhe 11 herë në finale.
KUKËSI
Duhet të kujtojmë faktin, se Kukësi ishte edhe sezonin e kaluar në gjysmëfinale (u eliminua nga Laçi), ndërkohë që Bylisi shkoi deri në finalen e humbur me laçjanët (1-0).
TEUTA
Teuta e ka fituar tri herë Kupën e Shqipërisë në edicionet 1994/95, 1999/00, 2004/05, ndërkohë që ka qenë jo pak, por 9 herë në finale dhe 28 herë në gjysmëfinale.
Laçi, fituesi në fuqi
Fituesi (ende) në fuqi i kompeticionit është Laçi, që nga ana e tij mundi në finale Bylisin. Laçjanët janë eliminuar këtë edicion nga Skënderbeu.
Datat e ndeshjeve
Ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen më 26 mars (sot), ndërsa ato të kthimit dy javë më pas, pra më 9 prill 2014.
Katër skuadra në garë
Në garë për trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend kanë mbetur katër skuadrat e superiores, Skënderbeu, Flamurtari, Teuta dhe Kukësi, që synojnë t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni. Nga katër skuadrat gjysmëfinaliste, vetëm Teuta dhe Flamurtari e kanë fituar nga tri herë trofeun, ndërkohë që Skënderbeu dhe Kukësi nuk e kanë marrë atë asnjëherë. Skënderbeu për herë të fundit në finale ishte në sezonin 2011-2012, kur e humbi atë me Tiranën.
Katër finale të humbura
Për korçarët, që kanë dështuar në tri sezone radhazi për të triumfuar në të dy kompeticionet, ndoshta ka ardhur momenti që të bëjnë realitet një ëndërr të vjetër të tifozëve juglindorë. Skënderbeu e ka fituar katër herë kampionatin, por kaq herë kanë humbur në finalet e Kupës, duke mos e shijuar ende suksesin në Kupën e Shqipërisë. Synon për herë të parë trofeun e Kupës edhe Kukësi, që një sezon më parë u eliminua nga Laçi në gjysmëfinale.
Asnjë kryeqytetase në Kupë
Asnjë nga tri skuadrat e kryeqytetit nuk merr pjesë në këtë fazë të Kupës së Shqipërisë. As Tirana dhe as Partizani nuk ia dolën të kualifikoheshin në çerekfinale gjatë këtij sezoni. Tirana u eliminuan nga Lushnja, Partizani nga Vllaznia dhe Dinamo nga Bylisi. Ia vlen të kujtojmë se Tirana dhe Partizani e kanë fituar nga 15 herë trofeun, ndërsa Dinamo 13 herë. Tirana është skuadra e fundit e kryeqytetit që e ka fituar këtë trofe në vitin 2012, kur mundi Skënderbeun në finale.
KUPA E SHQIPËRISË
ÇIFTET GJYSMËFINALISTE
KUKËSI-TEUTA
KUKËSI
Në gjysmëfinale: 2 herë
(2012/13, 2013/14)
TEUTA
Në gjysmëfinale: 16 herë
(1948, 1949, 1957, 1974/75, 1975/76, 1978/79, 1982/83, 1993/94, 1994/95, 1999/00, 2000/01, 2002/03, 2004/05, 2006/07, 2009/10, 2013/2014)
Në finale: 9 herë
(1957, 1974/75, 1993/94, 1994/95, 1999/00, 2000/01, 2002/03, 2004/05, 2006/07)
Fitues: 3 herë
(1994/95 1999/00 2004/05)
Tituj kampion: 1
(1993-1194)
FLAMURTARI-SKËNDERBEU
FLAMURTARI
Në gjysmëfinale: 24 herë
(1949, 1951, 1960, 1963/64, 1964/65, 1980/81, 1981/82, 1982/83 1983/84, 1984/85, 1986/87, 1998/99, 1989/90, 1990/91, 1991/92, 1995/96, 1996/97, 1998/99, 2008/09, 2011/12, 2013/14)
Në finale: 11 herë
(1960, 1982/83, 1983/84, 1984/85, 1986/87, 1987/88, 1989/90, 1990/91, 1995/96, 1996/97, 2008/09)
Fitues: 3 herë
(1984/85, 1987/88, 2008/09)
Tituj kampion:
1 (1993-1194)
SKËNDERBEU
Në gjysmëfinale: 9 herë
(1958, 1960, 1962/63, 1964/65, 1965/66, 1975/76, 1979/80, 2012/13, 2013/2014)
Në finale: 4 herë
(1958, 1964/65, 1975/76, 2011/12)
Tituj kampion: 4
(1933, 2010/11, 2012/12, 2012/13)
LIBRI I ARTË
I KUPËS SË
SHQIPËRISË
1939 Tirana
1948 Partizani
1949 Partizani
1950 Dinamo
1951 Dinamo
1952 Dinamo
1953 Dinamo
1954 Dinamo
1957 Partizani
1958 Partizani
1960 Dinamo
1961 Partizani
1963 Tirana
1964 Partizani
1965 Vllaznia
1966 Partizani
1968 Partizani
1970 Partizani
1971 Dinamo
1972 Vllaznia
1973 Partizani
1974 Dinamo
1975 Labinoti
1976 Tirana
1977 Tirana
1978 Dinamo
1979 Vllaznia
1980 Partizani
1981 Vllaznia
1982 Dinamo
1983 Tirana
1984 Tirana
1985 Tirana
1986 Flamurtari
1987 Vllaznia
1988 Flamurtari
1989 Dinamo
1990 Dinamo
1991 Partizani
1992 Elbasani
1993 Partizani
1994 Tirana
1995 Teuta
1996 Tirana
1997 Partizani
1998 Apolonia
1999 Tirana
2000 Teuta
2001 Tirana
2002 Tirana
2003 Dinamo
2004 Partizani
2005 Teuta
2006 Tirana
2007 Besa
2008 Vllaznia
2009 Flamurtari
2010 Besa
2011 Tirana
2012 Tirana
2013 Laçi