Shpëtimi i City-it nga dënimi, reagon Lampard: Nuk ndryshon asgjë për ne!

300
Sigal

Manchester City i shpëtoi pezullimit dy-vjeçar nga kompeticionet Europiane dhe kjo ka bërë që lufta për Champions në Premier League të behet edhe më e ashpër.

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, ka komentuar faljen që iu bë ekipit të Guardiolës.

“Isha shumë neutral në vendimin e dhënë. Nuk dija shumë për çështjen e Man. City-t thjeshtë pashë rezultatin e dhënë në mëngjes. Nuk ndryshon gjë në ndeshjen tona, ne duam t’i fitojmë. Nuk i kam varuar shpresat te dënimi i City-t. Unë mendoj vetëm për ekipin tim”, tha trajneri Frank Lampard.

Chelsea mban vendin e tretë me 60 pikë dhe është në garë me Leicesterin dhe Manchester United për një vend në Champions.