Barcelona heq dorë momentalisht nga Lautaro, do tentojë sërish në verë

271
Sigal

Barcelona nuk ka aspak ndërmend të heqë dorë nga Lautaro Martinez. Sot është data e fundit që Interi mund të përfitojë 111 milionë euro nga shitja e argjentinasit, por presidenti i blaugranave Josep Maria Bartomeu ka lënë të kuptohet se edhe përtej kësaj date ai do të bëjë çmos  për të siguruar shërbimet e Lautaros.

Bartomeu është shprehur se nuk ka një datë fikse për afrimin e lojtarëve, deklaratë që lë të kuptohet se vera do ta gjejë tepër aktive skuadrën katalanase. Ndërkohë, nëse nga Lautaro Barcelona nuk heq dorë, e njëjta gjë nuk vlen për Neymar.

Për brazilianin Bartomeu është shprehur se ka shanse që sulmuesi i PSG të rikthehet në Katalonjë. Kjo për shkak të situatës së vështirë financiare që po kalojnë klube të ndryshme në Europë.  Përsa i përket emrit të Miralem Pjanic, kreu i klubit katalanas ka deklaruar se boshnjaku ishte një lojtar të cilin, katalanasit kishin kohë që e kërkonin.