Maliqi: Të mbyllen të gjitha mediat. Të buçasë ERTV-ja e Beut të Surrelit!

306
Sigal

Deputeti Lefter Maliqi, përmes një postimi në facebook, ka reaguar në lidhje me vendimin e ISHSH për të mbyllur RTV ORA. Teksa ironizon duke thënë që të mbyllen të gjitha mediat, ai sygjeron që të lejohet të buçasë ERTV-ja e beut të Surrelit, pra media e kryeministrit Edi Rama. ”Fjala e lirë është thelbi i një shoqërie demokratike. E në këtë rast lukunia verbuese iu sul këtij TV. Ogur i keq dhe i rëndë, por do të marrë shpejt përgjigjen e merituar nga shqiptarët”.

Postimi i plotë

Kush e ka radhën? Ç’i duam televizionet, gazetat, portalet? Të mbyllen të gjitha! Të buçasë ERTV- ja e Beut te Surrelit! Nuk mund t’i mungonin kësaj kohe anormale edhe gjestet e turpshme. Ndër to ky i mbylljes së Ora TV, jashtë imagjinatës dhe mëse skandaloz. Fjala e lirë është thelbi i një shoqërie demokratike. E në këtë rast lukunia verbuese iu sul këtij TV. Ogur i keq dhe i rëndë, por do të marrë shpejt përgjigjen e merituar nga shqiptarët.