Dr. Arqile Veshi: Ku janë miliardat e pasurisë së ushtrisë

552
Sigal

Dëmtimet e shpërdorimet e pasurisë Komëbtare gjatë ndryshimit të sistemit ekonomiko-shoqëror dikë ngarkon e duhet të mbajë përgjegjësi

-Ku janë miliardat e pasurisë së popullit të vitit 1990?!

Vendi kishte pasuri të madhe sidomos në ushtri që arrinte miliarda euro, gjithashtu në rezervën e shtetit kishte rezerva për të ushqyer popullin disa vjet,

Dok. Arqile Veshi

Duke marrë shkas nga dëgjimi i programit “Gjurmë Shqiptare” të gazetarit Marin mema, transmetuar më datën 03.05.2020 të cilin e falenderoj dhe e përgëzoj për trajtimin professional e gazetreske të temës se ku shkoi pasuria e shqiptarëve. Gjithashtu të shpreh edhe mos dakortësinë për mendiemt e qëndrimet e disa personaliteteve sidomos politike të cilët krahas mendimeve për problemin që me të drejtë trajtohej do të ishte në nderin dhe dinjitetin e tyre të merrnin edhe përgjegjësi pasi shumica kanë patur poste drejtuese si në formuet e partisë por edhe në strukturat shtetërore.

E them këtë se vendi kishte pasuri të madhe sidomos në ushtri që arrinte miliarda euro, gjithashtu në rezervën e shtetit kishte rezerva për të ushqyer popullin disa vjet, depot e ndërmarrjeve shtetërore ishin plot me mallra, por edhe kooperativat e ndërmarrjet bujqësore kishin pasuri të madhe e kështu me radhë.

Me që ky është një problem i madh e shoqëror, mendova të shpreh kënvështrimin tim si qytetar. Është e ditur se me vendosjen e sistemit politik, pluralist në vend, lind e nevojshme që për kalimin nga sistemi socialist i ekonomisë në ekonominë e tregut kërkohet fillimisht ndryshimin e pronësisë mbi mjetet e prodhimit nga duart e shtetit në duart e privatit, sigurisht në bazë të akteve të caktuara ligjore dhe të kriterit të efektivitetit ekonomik. Për ndryshimin rrënjësor të sistemit ekonomiko-shoqëror të vendit për mendimin tim, duhej planifikuar dhe organizuar një punë e madhe studimore-shkencore me grupe të posaçme specialistësh nga të gjitha fushat të disa degëve të ndryshme të ekonomisë duke filluar nga shërbimet, kooperativat bujqësore, industria e lehtë, arsimi, kultura e sporti, bujqësia, industria e rëndë, e minierat dhe pastaj sektorët e dikastereve të tjera si ai i financës, mbrojtës, organet e punëve të brendshme, etj.

Thelbi i studimit

 

Thelbi i studimit për çdo grup pune duhet të ishte evidentimi i gjendjes të pasurisë që dispononte çdo sektor; ku do arrihet me ndryshimet që do të bëhen, problemet sociale që do të lindin dhe si do zgjidhen; forcat e mjetet që duhen për këto ndryshime si dhe koha që nevojitet për këto ndryshime e të tjera. Pra si metodë duhej paraprirë me studime të mirëfillta ekonomiko-financiare dhe në bazë të përfundimeve të studimeve nga çdo sektor përgatiteshin aktet ligjore e nënligjore për çdo degë e sektor të ekonomisë për të kaluar nga pronë shtetërore në pronë private, ndërsa sektorët që mbeteshin pronë publike mbeteshin për një periudhë të mëvonshme për të bërë rikonstrukurimin e tyre në bazë të kërkesave të këtij sistemi ekonomiko-shoqëror sidomos mbrojtja, arsimi, shëndetësia,  organet e brendshme, etj.

Atëherë gjithë kjo pasuri që me rregullat e administrimit të atij sistemi ishte e tëra e kontabilizuar dhe e evidentuar e si e tillë përbënte e përbën një bazë referimi se Shqipëria kishte në fillim të viteve 1990 një kapital themelor prej x miliarda euro dhe nga privatizimi u sigurua x miliarda euro dhe diferenca është e qartë që është shumë e madhe e cila u shpërdorua dhe u përvetësua padrejtësisht nga individ e qarqe të caktuara

Duke mos u bërë ndryshimi mbi baza studimore-shkencore edhe privatizimi i pasurisë të luajtshme e të paluajtshme me përjashtim të procesit të privatizimit të banesave individuale pronë shtetërore që ju kaluan në pronësi individëve që u bë disi i rregullt dhe nuk krijoi shumë probleme sociale, për sektorët e tjerë privatizimi u bë me mangësi e pasoja të mëdha si për shoqërinë ashtu edhe për vendin. E them këtë se vendi kishte pasuri të madhe sidomos në ushtri që arrinte miliarda euro, gjithashtu në rezervën e shtetit kishte rezerva për të ushqyer popullin disa vjet, depot e ndërmarrjeve shtetërore ishin plot me mallra, por edhe kooperativat e ndërmarrjet bujqësore kishin pasuri të madhe e kështu me radhë. Atëherë gjithë kjo pasuri që me rregullat e administrimit të atij sistemi ishte e tëra e kontabilizuar dhe e evidentuar e si e tillë përbënte e përbën një bazë referimi se Shqipëria kishte në fillim të viteve 1990 një kapital themelor prej x miliarda euro dhe nga privatizimi u sigurua x miliarda euro dhe diferenca është e qartë që është shumë e madhe e cila u shpërdorua dhe u përvetësua padrejtësisht nga individ e qarqe të caktuara. Atëherë a ka vend që dikush duhet të përgjigjet pyetjes që Z. Marin Mema bënte se: Ku shkoi pasuria e Shqiptarëve? Natyrisht për t’iu përgjigjur kësaj pyetje mendoi se kanë detyrim profesional në radhë të parë organet e drejtësisë, organet e kontrollit të shtetit por edhe institucionet ekonomiko-financiare e studimore-shkencore sepse nuk bëhet fjalë për dëmtimin e një individi por për përdhosjen, fyerjen dhe rrënimin e një populli të tërë pasi ajo pasuri ishte vënë nga puna e papaguar e punëtorëve e fshatarëve shqiptarë të cilët kanë punuar shumë e janë paguar shumë pak për t’u krijuar gjithë ajo pasuri e cila përmblidhet në shprehjen se në Shqipëri: “Populli ishte i varfër e shteti i pasur!”. Dikush mund të shtroi pyetjen se kudo gjenden të dhënat për llojin e sasinë e pasurisë së vendit në fillimet e viteve 1990. Kjo me sa e njoh praktikën e administrimit të pasurisë në atë periudhë e cila ishte perfekte pasi dikasteret kishin evidencat dhe regjistrat e evidentimit dhe kontabilizimit të pasurisë nga zërat më të vegjël e deri ata strategjik si në përdorim të ndërmarrjeve e institucioneve dhe në rezervë të paprekshme si nga Rezerva Shtetërore dhe nga Ministria e Mbrojtjes.

Referuar kësaj të vërtete të pa kundërshtueshme që si rezultat i praktikave të ndjekura gjatë periudhës së ndryshimit të sistemit ekonomiko-shoqëror nga keq menaxhimi i kësaj veprimtarie u dëmtua dhe u shpërdorua rend baza ekonomike e vendit që deri në atë periudhë ishte e të gjithë popullit pasi ai kishte sakrifikuar e kontribuar për krijimin e saj, por fatkeqësisht nuk ju kthye atij, por e përfituan në shumë raste nga një pakicë e popullsisë. Gjithashtu në fillimet e sistemit demokratik nuk u stimulua dhe nuk e propaganduan qëndrimi në vende sidomos i brezit të Ri, por përkundrazi u inicua largimi masiv i popullsisë në vend të ndryshme e sidomos në Greqi e Itali e cila të lë të gjykosh e të mendosh për një farë gjenocidi të organizuar nga qarqe të caktuara brenda e jashtë vendit, pasojat e të cilës ndihen  dukshme në braktisjen dhe ç’popullimin e fshatrave më e theksuara kjo në zonat e jugut të vendit.

Nisur nga këto dy dëme të mëdha që ju bënë vendit për shkatërrimin dhe shpërdorimin e bazës ekonomike të vendit dhe largimin pa kriter të fuqisë së aftë për punë e të tjera, natyrshëm të lind pyetja: A nuk ka dikush përgjegjësi për këtë gjemb të madh që ju bë popullit Shqiptar? Dhe si e tillë a nuk përbën kjo objekt të hetimit dhe gjykimit nga organet e drejtësisë të sistemit tonë demokratik? Unë mendoj se po dhe do të ishte në nderin dhe dinjitetin e tyre që ta bënin një gjë të tillë për të mirë të Popullit dhe Atdheut tonë Shqipëri.

 

( Autori në Tetor 1982, me vendim të Sekretariatit të KQ-së të Partisë, emërohet Drejtori i Drejtorisë së Prapavijës së Ushtrisë )