Instituti i Shëndetit Publik: Harta e koronavirusit zgjerohet në Krujë, Berat dhe Tiranë

371
Sigal

Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi katër raste të reja duke e çuar në 876 numrin total të të prekurve me koronavirus në vend. Dy raste janë në Krujë, një në Berat dhe një në Tiranë.

“Në 24 orët të fundit janë testuar 243 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19. Që nga fillimi epidemisë, sot shënohet dita me pozitivitetin më të ulët në vend, ndaj totalit të testimeve ditore, me vetëm 1.64 %.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë katër qytetarë, përkatësisht dy qytetarë në Krujë, një në Tiranë dhe një në Berat. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 876 qytetarë.

Në të gjithë vendin aktualisht janë 163 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz,” deklaroi ISHP.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 70
Krujë 51
Shkodër 16
Kamëz 12
Fier 5
Kurbin 3
Elbasan 2
Mirditë 1
Berat 1
Durrës 1
Korçë 1.