Zoran Zaev rezulton negativ edhe në testin e dytë për koronavirusin

348
Sigal

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka rezultuar negativ edhe në testin e dytë për Covid-19.

Lajmin e mire e ka bërë të ditur vetë Zaev nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ai i uroi shërim të shpejtë kryetarit të Kumanovës si dhe të gjithë qytetarëve që janë infektuar.

”Sot, në përputhje me protokollet shëndetësore, u krye testi i dytë për koronavirus dhe ashtu si testi i parë doli negativ.

I falënderoj të gjithë për mbështetjen dhe në të njëjtën kohë i uroj shërim të shpejtë të Kryetarit të Kumanovës Dimitrievski dhe të gjithë qytetarëve që janë të infektuar.

Shpresoj se kryeministri dhe ministrat do të rezultuojnë gjithashtu negativë.”

Zaev u vetë izolua pasi kishte kontakt me një gazetar i cili u diagnostikua me Covid-19.