Epidemiologu Dritan Ulqinaku: Kurba është në rritje. Pse nuk po zhduket virusi?

578
Sigal

Epidemiologu Dritan Ulqinaku ka shuar të gjitha shpresat nëse koronavirusi do të zhduket me kalimin e muajve, e në verë siç ishte thënë më herët.

Ulqinaku u shpreh se nuk ka asnjë shenjë që ky virus po del nga qarkullimi.

“Unë e kam shprehur edhe më përpara ne na ka dalë frika nga ky virus dhe nëse vazhdon ky ndërgjegjësim me mos përqafimi, mos shtrëngimi i duarve dhe mbajtja e distancës është fare normale, por duhet të përgatitemi që me këtë virus të bashkëjetojmë për shumë vite. Nuk ka asnjë shenjë që ky virus po del nga qarkullimi, kështu që nëse i referohemi virusit të sarsit që pas 6 muajsh doli nga qarkullimi dhe kurba e tij filloi një rënie të dukshme që pas muajit të tretë nuk ekziston i mjeti fenomen me COVID-19 dhe pas tre muajve nga rastet e para, kurba është në rritje eksponenciale fatkeqësisht në këto momente që ne flasim“, u shpreh epidemiologu për emisionin “Vizioni i Pasdites”.