Skandal në Sarandë/ Dy edukatore keqtrajtojnë 3 të mitur, ndërhyn policia në qendrën e Shtëpisë së Fëmijës (EMRAT)

70
Sigal

Dy punonjëse të Shtëpisë së Fëmijëve në qytetin e Sarandës janë proceduar penalisht nga policia pasi kanë keqtrajtuara 3 nga fëmijët që jetojnë në këtë institucion.

Pas kallëzimit nga një shtetase për konstatimin e rastit, policia ka ndërhyrë duke ndjekur nga afër rastin.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset  E. K., 48 vjeçe dhe L. B., 38 vjeçe, me detyrë kujdestare në shtëpinë e fëmijëve, në Sarandë, pasi në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë, ka bërë kallëzim shtetasja P. B. se këto punonjëse i kanë keqtrajtuar 3 fëmijët e saj, të cilët qëndrojnë në këtë institucion”, njoftojnë Blutë e Sarandës.

BalkanWeb mëson se edukatoret e proceduara në shtëpinë e fëmijëve Sarandë janë Elisabeta Konomi dhe Lezina Basho.