U shtrua në spital për shkak të një infeksioni, legjenda e Liverpoolit del pozitiv me koronavirus

426
Sigal

Kenny Dalglish, ish-sulmuesi i Liverpoolit, ka dalë pozitiv ndaj koronavirusit.

Ai ishte në spital për shkak të disa shqetësimeve të tjera, por gjatë kontrollit rutinë ka rezultuar pozitiv dhe ndaj COVID-19.

69-vjeçari për fatin e tij të mirë është në gjendje shumë të mirë dhe nuk ka shfaqur simptoma. Për të shmangur të gjitha komplikacionet do të qëndrojë në spital nën kujdesin e mjekëve deri në momentin që të testohet negativ.

“Kenny Dalglish ishte shtruar në spital për një infeksion që kërkonte trajtim me antibiotikë. Në përputhje të plotë me procedurat, ai kreu testin për koronavirus pavarësisht se nuk tregoi simptoma të infeksionit. Dalgish rezultati ishte pozitiv, por është asimptomatik”, ka shkruar klubi i Liverpoolit në njoftimin për mediat.