Tritan Shehu: Kriminale refuzimi për të kthyer shqiptarët e bllokuar jashtë vendit

305
Sigal

Ish-ministri Tritan Shehu e cilëson kriminal qëndrimin e Ministrisë së Jashtme për të mos ndihmuar kthimin në atdhe të shqiptarëve të bllokuar jashtë vendit.

Në një reagim në Facebook, Shehu shprehet se Ministria e Jashtme duhet të përdor çdo mundësi për shqiptarët që kanë mbetur jashtë vendit pa asnjë mbështetje.

Postimi i plotë i Tritan Shehut në Facebook:

“Edhe mendimi me i larget se kthimi i shqiptareve te bllokuar shton mundesite e kontaminimt ne Shqiperi eshte kriminal.

Ministria e Jashteme te zgjohet, te ndihmoje realisht shqiptaret qe kane ngelur te bllokuar jashte kufijeve tane, mund te jene me mijra…

Keta qytetare kane nevoje per ndihme te cdo lloji, asistence, qetesim e kthim ne atdhe.

Sot isha ne kontakt me disa nga ata, banues te Gjirokastres, te bllokuar ne Gjermani ku mendohet se jane reth 1000 dhe kerkoj qe:

1.Ministria te aktivizoje nje faqe portali, praktike kjo e disa vendeve, ku shume shpejt ata te identifikohen e te gjejne instruksionet perkatese, numrat e urgjences ne ambasada nuk po arrijne te zgjidhin problemin.

  1. Te caktohet nje buxhet emergjence per ata nga shteti, qofte dhe ne forme huaje pa interes.

3.Te instruktohen e ndihmohen qe te realizojne nje sigurim shendetesor, i domosdoshem ky ne keto situata.

  1. Kryqi i Kuq e Carietasi yne duhet te furnizohen me informacionin e nevojshem nga instancat shteterore, qe te mund te dialogojne me kunderpartet e tyre ne ato vende per te asistuar ata qe kane nevoje.
  2. Te realizohen sa me shpejt fluturime speciale per kthimin e tyre, krejt e mundeshme kjo, Italia po e realizon me sukses.

Neqoftese dikush aresyeton qe kthimi keshtu i tyre mund te shtoje rreziqet e kontaminimit ne Shqiperi, une i them qe eshte mendim kriminal. Duhet te sigurohen te gjitha mundesite e vendosjes ne karantine te atyre mbas kthimit, ne baze te protokolleve përkatëse”.