Poetët e rinj ballë për ballë me Siliqin, Qafëzezin dhe Çaçin në vitin 1961. Çfarë tha Enver Hoxha dhe Ramiz Alia në mbledhjen historike të shkrimtarëve
Në vitin 1960 të gjithëve iu kujtuan fjalët e Zh.Prevert, “Poetët mos i lini të luajnë me shkrepëse”. Sepse, në atë vit, përplasja e egër e shkrimtarëve të vjetër me shkrimtarët e rinj, krijoi një elektricitet që më vonë u shoqërua me ndëshkime të ashpra dhe burgosje apo vetëvrasje. Sherri i atyre viteve që armiqësoi keqani të vjetrit me të rinjtë nisi, ose vijoi në lidhje me poezinë. Disave u duket e çuditshme se si bubullimat e një shteti mund të kërcasin thjesht dhe vetëm për poezinë e cila në thelbin e vetë është krijuar për shprehje dashurie.
…
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf