Shqiptari tenton t’i vjedhë shtëpinë italianit, përballet me policinë sa del te dera. Tenton arratisjen, por …

316
Sigal

Një qytetar italian ka denoncuar në polici dy persona, që në orët e para të mëngjesit ishin duke u ngjitur në një tub gazi për të arritur në ballkonet e një ndërtese, ndërsa një pjesë tjetër e grupit rrinte poshtë.

Kështu dy patrulla të policisë mbërritën menjëherë në zonë, ku disa prej policëve ishin të veshur civilë dhe disa me uniformë.

Kur policia i’ua afrua ndërtesës një burrë doli nga dera me një çantë në dorë dhe sapo pa oficerin iku drejt parkut Tor Tre Teste.

Arratia e tij përfundoi brenda parkut falë edhe ndihmës së policëve civilë.

Në pranga ra shqiptari me iniciale B.H., 39 vjeç, i cili për t’u arratisur goditi me shqelma policët.

Shqiptari mbante fshehur një shufër, të gjatë rreth 45 centimetra, me të cilën ishte bërë xhami i dritares së kuzhinës, nga ku kishin hyrë në apartament për të vjedhur bizhuteri të shumta ari dhe argjendi, gjerdan perlash, orë, para.

Pas arrestimit dhe dërgimit në komisariat pronarit iu kthyen sendet e vjedhura.