Itali/ Operacion i madh antidrogë, arrestohen nëntë shqiptarë

433
Sigal

Policia e Tarantos ka shkatërruar tre organizata të dyshuara për trafik droge, të akuzuar për importimin e kokainës, heroinës, hashashit dhe marihuanës nga Shqipëria e Holanda, për t’u hedhur në treg në provincat e Brindisit, Leçes dhe Tarantos.

Prokuroria italiane lëshoi gjithsej 12 urdhër-arreste, për tre italianë dhe për nëntë shqiptarë. Operacioni nisi me sekuestrimin e një sërë armësh dhe municionesh. Hetimet treguan se shqiptarët e italianët kryenin aktivitet ilegal në rrethet Tamburi, Paolo VI dhe Salinella të Tarantos, shkruajnë mediat italiane.

Të arrestuarit do të dërgohen në gjyq, ku pritet të përgjigjen për një sërë veprash penale si pjesëmarrja në organizatë kriminale, trafiku i armëve, si dhe trafiku ndërkombëtar i drogës.