Kryemadhi: Me krijimin e Ministrisë për Rindërtim, nuk ka nevojë për gjendjen e emergjencës

533
Sigal

Intervista

Znj. Kryemadhi meqë jemi tek vendimet e Presidentit, dua një vlerësim të shkurtër. Si e vlerësoni ju ngritjen e Ministrisë për Rindërtim dhe konkretisht dekretin e Presidentit për emërimin e z.Ahmetaj të cilit Lëvizja Socialiste Për Integrim i ka kushtuar dhjetëra dhe ndoshta qindra deklarata.
Nuk merrem me emra personal fare, por ngritja e një ministrie për rindërtimin e Shqipërisë do të thotë që nuk është më e nevojshme gjendja e jashtëzakonshme. Pra o Ministrinë ose gjendjen e jashtëzakonshme për fatkeqësitë natyrore, njëra nga këto të dyja nuk mund t’i mbash të dyja, sepse ti ke ngritur ministri tani. Ti ke ngritur me dekret Presidenti, me vendim Parlamenti ke ngritur një institucion që menaxhon këtë situatë. Tani për çfarë e do gjendjen e jashtëzakonshme, për t’iu larguar kushteve të Bundestagut, për t’iu larguar kushteve të Bashkimit Europian, për t’iu larguar kushteve të partnerëve tanë strategjik Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për t’ju larguar ngritjes të Gjykatës Kushtetuese sepse edhe kjo është. Mos harroni kemi një vakancë nga Presidenti dhe një vakancë nga Parlamenti, që I bie të jenë 7 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe të funksionojë të zgjedhin kryetarin e Gjykatës Kushtetuese. A po saboton sot mazhoranca kandidimin e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese për të vazhduar vakancën e Parlamentit të tretën dhe vakancën e tretë të Presidentit, kaq dua të them unë. Dhe le të hetojnë ndërkombëtarët që e kanë me zell të madh këtë gjë. Por edhe ne do të denoncojmë çdo sabotim që do të bëjë mazhoranca për sabotimin e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese duhet ngritur menjëherë sepse mungesa e Gjykatës Kushtetuese prodhoi krizën politike. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese bëri ligjin e teatrit, e kundërshton Bashkimi Europian ligji për teatrin, nuk e kundërshton Edi Rama. Po ti nuk ke Gjykatë Kushtetuese që të shkosh ta kundërshtosh. Ligji për dividentin në asnjë vend të botës, ligji për dividendin që ka bërë Edi Rama është korruptiv por ti nuk ke Gjykatë Kushtetuese që të shkosh ta kundërshtosh. Dekretet e Presidentit për zgjedhjet lokale, nuk ke Gjykatë Kushtetuese që t’i diskutosh e t’i japësh të drejtën dhe të japësh një vendim përfundimtar. Ke një vendim të Komisionit të Venecias që thotë shumë qartë që dekretet e Presidentit i gjykon vetëm Gjykata Kushtetuese, pra i jep të drejtë Presidentit. Ke një vendim të Komisionit të Venecias që thotë nuk ka shkelje të Kushtetutës nga Presidenti dhe t’i vazhdon me komisionin hetimor në Parlament, atëherë ku jemi.

-Znj. Kryemadhi një pyetje të fundit për të gjitha këto që ju thatë, në janar presim që opozita të jetë sërish në rrugë.
Unë di të them që nuk ka nevojë që të jetë opozita në rrugë, opozita duhet të jetë në çdo shtëpi të shqiptarëve. Dhe atëherë kur nuk do ti presim mëndja Edi Ramës atëherë do të shpërthejnë shqiptarët dhe jo opozita. Nuk ka më opozitë, ka shqiptarë kundër Edi Ramës. Opozita është bërë njësh me shqiptarët, me djegien e mandatëve dhe me distancimin përfundimtar të çdo marrëveshje underground nën petkun e pazareve politike, shqiptarët kanë sot opozitën të shkrirë njësh me ta. Çdo shqiptar është opozitë dhe çdo opozitar është shqiptar dhe është beteja midis shqiptarëve dhe Edi Ramës, nuk është më betejë midis opozitës dhe Edi Ramës.