Ja procedurat e shpalljes se fituesve te Juridiku për part-time dhe fazat e ankimimit

    412
    Sigal

    Flet Dekani i Fakultetit të Drejtësisë Prof. Altin Shegani, për të drejtën e ankimimit

    Data 15 tetor ka qenë përcaktuar për shpalljen e fituesve në të gjitha fakultetet për sistemin part-time, për vitin e ri akademik 2012-2013. Por ashtu si edhe në fakultete të tjera edhe në fakultetin e Drejtësisë nuk janë shpallur fituesit përfundimtar ditën e djeshme. Mospublikimi i fituesve sipas dekanit të Fakultetit të Drejtësisë është bërë për pritur ndonjë ankimim që mund të ketë nga publikimi i emrave të aplikantëve së bashku me notën mesatare të shkollës së mesme. Në një prononcim për “Telegraf” dekani i fakultetit të Drejtësisë  Prof. Altin Shegani, theksoi se: “Ditën e djeshme ne kemi shpallur listat me mesataren përkatëse për çdo aplikant për të dy programet e studimit. Nga momenti i shpalljes së listës së aplikantëve deri mesditën e sotme ne do të pranojmë ankimimet që mund të vijnë nga aplikantët”. Komisioni i ngritur në çdo fakultet ka bërë përpunimin dhe mbledhjen e të dhënave paraprake që kanë të bëjnë me mesataren. Pas këtij përpunimi ditën e djeshme janë shpallur listat me mesataren përkatëse për çdo aplikant për të dy programet e studimit. Ashtu siç na ka sqaruar edhe dekani nga momenti i shpalljes së listës së aplikantëve deri mesditën e sotme datë 16 tetor do të pranohen ankimimet që mund të vijnë nga aplikantët. Dekani i Fakultetit na bën të ditur se udhëzimi i nxjerrë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, nuk e ka pranuar të drejtën e ankimit, por në Fakultetin e Drejtësisë është vendosur një gjë e tillë. Ndërkohë që urdhri i nxjerrë nga MASH thotë që: “të merren masat që rezultatet e aplikantave të renditura sipas rendit analfabetik të jenë të verifikuara nga anëtarët e komisionit.Poashtu urdhri thotë që të shpallën të printuara në kënde të dukshme të ambienteve të shkollës”. Në vitin e ri akademik në sistemin part-time do të pranohen 300 studentë. Nga të cilët 210 do të jenë të rezervuara për personat që e kanë shkollë të parë dhe 90 kuota të tjera do të jenë për personat që e kanë si shkollë të dytë. Ne po ju paraqesim listën e aplikantëve dhe notën mesatare mbi bazën e të cilës do të shpallen fituesit.

    Kategoritë që nuk janë përfshirë

    Studimet në sistemin part-time nuk mund ti ndjekin të gjithë maturantët, që kanë mbaruar shkollën para vitit 2011 dhe që nuk kanë dhënë lëndët me zgjedhje. Sekretaret e fakulteteve përkatëse të Drejtësisë dhe të Fakultetit të Shkencave Sociale kanë bërë të ditur se “personat që kanë mbaruar para vitit 2011 dhe që nuk kanë dhënë provimet me zgjedhje nuk mund të jenë pjesë e studimeve Part-Time”.Poashtu një kriter tjetër që duhej plotësuar nga ata studentë që kanë mbaruar para vitit 2011 dhe që kanë dhënë provimet me zgjedhje duhet të marrin pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve një vërtetim që i kanë dhënë këto provime.