Gjykata cakton masën “arrest me burg” për grupin kriminal “Bajri”

556
Sigal

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë sot në fuqi masat “arrest me burg” per Safet Bajrin, Ilir Bajrin, Behar Bajrin, Asmer Bilalin dhe Ismet Idrizin, ndërkohë që ka vendosur arrest shtëpie për “infermieren” Jorida Murati.

Ka qenë avokati mbrojtës i grupit “Bajri”, Arbër Hoxha, i cili e ka bërë me dije lajmin duke folur për mediat, pas seancës gjyqësore, por pa pranuar të flasë për gruan e arrestuar e cila është me profesion infermiere në Spitalin e Shkodrës.

“Ajo nuk është e mbrojtur prej meje dhe unë nuk jam i autorizuar të flas për të”, tha Hoxha, duke e cilësuar procesin dhe akuzat ndaj personave që përfaqëson një fluskë sapuni.

“Është e gjitha një flluskë sapuni dhe gjykata për Krimet e Rënda e di po aq mirë që do do të plasë në momentin e parë që cështja do gjykohet në themel. Jo vetëm që nuk janë akuza të reja por janë shkaqet për të cilat është dhënë vendimi i masës së sigurimit në shtator të 2018, e pasi u shua kjo u nxor masa e re për ta zgjatur afatin e hetimeve dhe që të dyshuarit të qëndrojnë në burg”- tha ai.

Sipas tij, jo më larg se dje, arresti me burg e ka humbur efektin për shkak të kalimit të afatit 14 mujor, të vënë nga gjykata. “Kjo tregon se kjo gjykatë zbaton dy standarde”– tha ai.