Skema e shmangies së sigurimeve, si po krijohen detyrimet, shkarkimet e padrejta nga puna bashkitë e falimentuara, si rrezikohen pensionet, pse privati është më korrekt se shteti dhe fillimi i hetimeve. Vetëm më 2018 u akumuluan 2.6 miliardë lekë ose 25 milionë USD
Drama e pensioneve, rreth 1200 ente publike nuk paguajnë sigurimet. Ja Lista
Një situatë alarmante është rikthyer në arkën e sigurimeve shoqërore, ku entet publike po refuzojnë në masë të paguajnë kontributet. Sipas të dhënave zyrtare nga Tatimet, lista e debitorëve arriti në 1171 në maj 2019, teksa mijëra persona që punojnë në shtet u rrezikohen pensionet*. Debitorë që nga Kuvendi, ministritë, tatimet, dogana, burgjet, ujësjellësit, bashki, klube futbolli, qendra shëndetësore, zyra arsimore. Borxhi total arriti në 13.8 miliardë lekë ose 135 milion Dollarë në fund të 2018 dhe u zgjerua me 19% në një vit…..
Si po përsëriten borxhet e bujshme të sigurimeve të 2015
Mijëra punonjës që aktualisht punojnë në shtet dhe në ndërmarrjet në pronësi publike do të përballen me dramë në pleqërinë e tyre, pasi institucionet ku ata punojnë nuk i paguajnë detyrimet për sigurimet shoqërore. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet një kërkese me të drejtë informimi nga “Monitor”, vuri në dispozicion një listë në përbërjen e së cilës aktualisht janë 1171 institucione dhe ente publike që nuk kanë paguar sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore për personelin e tyre. Lista e borxhlinjve dominohet nga ndërmarrjet e ujësjellësit, ish-komunat, klubet e futbollit, sh.a.-të shtetërore, qendrat shëndetësore, zyrat arsimore, repartet ushtarake, madje edhe institucione të larta të administratës publike, si Kuvendi i Shqipërisë, madje gjykatat dhe drejtori të ndryshme në Tatime dhe në Dogana. Entet publike që nuk i kanë paguar rregullisht sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore deri në fund të vitit 2018 kanë akumuluar borxhe në vlerën e 13.8 miliardë lekëve, ose rreth 110 milionë euro. Detyrimet janë krijuar në katër vitet e fundit, pasi në vitin 2015, qeveria “Rama”, e cila sapo erdhi në pushtet i shleu të gjitha detyrimet e gjetura nëpërmjet një pakete të re borxhi mbi 500 milionë euro. Detyrimet e akumuluara, të cilat duhet të shkonin për llogari të arkës së Sigurimeve Shoqërore kanë krijuar efekte negative të shumëfishta. Buxheti i shtetit i subvencionon të ardhurat e munguara nga taksa e sigurimeve prej të ardhurave të tjera të përbashkëta nga buxheti. Në këtë mënyrë, shqiptarët i kanë paguar me taksa të tjera abuzimet që administrata e shtetit dhe entet publike kanë bërë me fondet e sigurimeve. Këto fonde janë të planifikuara, por drejtuesit e enteve buxhetore devijojnë përdorimin e tyre në destinacione të tjera. Ndërsa efektet afatgjata lidhen me dëmet që këto borxhe do të krijojnë në pensionet e pleqërisë ndaj personave që po punojnë aktualisht në entet borxhlie.
Skema e shmangies së sigurimeve
Rasti tipik për krijimin e detyrimeve ndaj sigurimeve shoqërore janë ndërmarrjet e ujësjellësit, pushtetit lokal dhe entet në varësi të tij dhe agjencitë publike që varen nga entet qendrore. Këto ente, sidomos ndërmarrjet buxhetore që i administrojnë fondet publike vetë nëpërmjet llogarive të veçanta dhe jo direkt nga thesari janë të prira të krijojnë borxhe. Në presionin e politikës për të punësuar sa më shumë persona, ndërmarrjet e ujësjellësit, sha shtetërore, bashkitë etj., e përdorin fondin e sigurimeve për të paguar punonjës të rinj.
Si po krijohen detyrimet
Devijimi i fondeve për pagesën e sigurimeve shoqërore janë abuzimi në ekstrem që një institucion publik bën, ndaj përgjegjësia në këtë rast konsiderohet vepër penale sipas ligjeve në fuqi. Por, fakti që institucionet shqiptare vijojnë të mos i paguajnë sigurimet në masë, do të thotë se ligji jo vetëm që vepron, por është lënë tërësisht në harresë duke mos frenuar së paku zgjerimin e mëtejshëm të detyrimeve. Burimet nga tatimet pohuan se rasti tipik për krijimin e detyrimeve ndaj sigurimeve shoqërore janë ndërmarrjet e ujësjellësit, pushtetit lokal dhe entet në varësi të tij dhe agjencitë publike që varen nga entet qendrore. Këto ente, sidomos ndërmarrjet buxhetore që i administrojnë fondet publike vetë nëpërmjet llogarive të veçanta dhe jo direkt nga thesari janë të prira të krijojnë borxhe. Në presionin e politikës për të punësuar sa më shumë persona, ndërmarrjet e ujësjellësit, sha shtetërore, bashkitë etj., e përdorin fondin e sigurimeve për të paguar punonjës të rinj. Gjithashtu ato mund ta përdorin fondin për të financuar edhe programe të tjera për të cilat nuk gjerojnë fonde të mjaftueshme. Enti Rregullator i Ujit (ERRU) ka ngritur më shumë se një herë shqetësimin se ndërmarrjet e ujësjellësve janë të mbingarkuara me staf. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2018, ndërmarrjet e ujësjellësit në të gjithë vendin punësonin 124 punonjës, ose 374 punonjës më shumë se ata të raportuar në vitin 2017. ERRU vlerëson se në përgjithësi, sektori është i mbingarkuar me staf të pajustifikuar. Lidhur me këtë tregues, kërkohet një analizë e thelluar për secilën shoqëri në lidhje me numrin e punonjësve dhe pozicionet në organigramë, përshkrimet e punës dhe ngarkesën reale për çdo pozicion pune. Në total, rritja e raportuar e numrit të stafit ka sjellë rritjen e Kostove të Punës me rreth 392.8 milionë lekë, e cila po mbulohet duke mos paguar sigurimet për stafet e punonjësve që realisht nevojiten. E njëjta praktikë ndiqet edhe nga bashkitë. Sipas të dhënave nga Shoqata e Bashkive, pushteti vendor kishte të punësuar më 2018 rreth 33,500 punonjës nga 22,000 në vitin 2015, ose 11 mijë e 500 punonjës më shumë. Nga transferimi i funksioneve të reja nuk janë më shumë se 10 mijë punonjës. Edhe pa transferimin e funksioneve të reja (arsimi parashkollor, administrimi i pyjeve, mirëmbajtja, shërbimi i mbrojtjes nga zjarri etj.) administrata e bashkive është më e fryrë se para reformës. Për këtë arsye, shumë bashki në të gjithë vendin kanë dështuar të paguajnë sigurimet shoqërore për punonjësit. Për shkak të kësaj situate, kriza në disa bashki mund të përshkruhet si faliment, pasi tatimet kanë nisur procedurat e sekuestros në disa prej tyre. Problemet financiare të pushtetit vendor në disa raste janë përkeqësuar nga pushteti qendror, i cili ka transferuar funksionet e administratës, por jo të gjitha fondet për administrimin e tyre.
Bashkitë e falimentuara
Shumë bashki në të gjithë vendin kanë dështuar të paguajnë sigurimet shoqërore për punonjësit. Për shkak të kësaj situate, kriza në disa bashki mund të përshkruhet si faliment, pasi tatimet kanë nisur procedurat e sekuestros në disa prej tyre. Problemet financiare të pushtetit vendor në disa raste janë përkeqësuar nga pushteti qendror, i cili ka transferuar funksionet e administratës, por jo të gjitha fondet për administrimin e tyre.
Shkarkimet e padrejta nga puna, akumulojnë borxh te sigurimet
Ministria e Financave ka shtrënguar masat ndaj institucioneve publike që nuk paguajnë në mënyrë të rregullt detyrimet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve. “Strukturat përgjegjëse në degët e thesarit nuk autorizojnë pagesën e pagës në muajin pasardhës, nëse nuk është kryer pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat personale, në muajin e mëparshëm nga njësitë shpenzuese të qeverisjes qendrore dhe vendore”, thuhet në udhëzimin për zbatimin e buxhetit 2, i cili është lëshuar për njësitë zbatuese nga Ministria e Financave. Me implementimin e sistemit të ri informatik tatimor dhe me mbylljen e llogarive bankare në emër të Drejtorive Rajonale Tatimore, kërkohet çdo ditë të sigurohet dërgim elektronik i arkëtimeve të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga struktura përgjegjëse për tatimet, sipas klasifikimit ekonomik buxhetor. Ekspertë të thesarit nga Ministria e Financave shpjeguan se udhëzimi zbatohet plotësisht. “Ne koordinojmë çdo muaj me tatimet për debitorët në sigurime dhe i anulojmë fondet për pagat në muajin në vijim sipas udhëzimit, por ka një arsye tjetër pse po krijohen këto borxhe edhe nga administrata qendrore”, – shpjegoi ekspertja e Thesarit. Vitet e fundit, shumë punonjës edhe në pozicione të larta të administratës publike, duke përfshirë Kuvendin, ministritë etj., kanë fituar gjyqet për shkarkime të padrejta nga puna. Si pasojë e vendimeve të gjykatave janë akumuluar detyrime edhe në formën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ndaj këtyre punonjësve. Ekspertja shpjegon se Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave nuk mund të veprojë në këto raste, pasi fondet nuk ishin të planifikuara në fillim të vitit.
Mospagesa e sigurimeve, vepër penale
Në vitin 2015, qeveria i forcoi masat dhe penalitetet ndaj biznesmenëve që shmangin pagesat e sigurimeve shoqërore. Sipas ligjit të procedurave tatimore, nëse nga kontrolli në vendndodhjen e biznesit rezulton se tatimpaguesi nuk ka deklaruar në organin tatimor çdo të punësuar rishtazi, të paktën një ditë kalendarike përpara fillimit të punës, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimeve tatimore dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, të llogaritura nga data e konstatimit, dënohet me gjobë prej 500 000 (pesëqind mijë) lekësh. Çdo konstatim i përsëritur i mosdeklarimit të punonjësve, pas aplikimit të dënimit konsiderohet evazion tatimor, sipas nenit 116 të ligjit dhe administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131, të këtij ligji, duke bërë kallëzimin penal për tatimpaguesin. Katër vite më parë mospagesa e përsëritur e sigurimeve u konsiderua vepër penale. Mirëpo përderisa ka një borxh të akumuluar dhe institucionet nuk paguajnë në mënyrë të përsëritur sigurimet, shtrëngimet ligjore, sado të forta, nuk kanë funksionuar. Sipas ligjit për sigurimet shoqërore, Radha e pagesës së kontributeve dhe të detyrimeve tatimore bëhet duke paguar fillimisht pagesat e kontributet e detyrueshme të sigurimeve shëndetësore, më pas kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore të punëmarrësit, kontributet e detyrueshme suplementare të sigurimeve shoqërore, kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore të punëdhënësit, tatimet, kamatëvonesat, gjobat dhe kostot administrative. ( vijon nesër )
Nga Blerina Hoxha
Som
Skema e shmangies së sigurimeve, si po krijohen detyrimet, shkarkimet e padrejta nga puna bashkitë e falimentuara, si rrezikohen pensionet, pse privati është më korrekt se shteti dhe fillimi i hetimeve.
Ja lista e institucioneve që nuk kanë paguar sigurimet shoqërore
Nr. | SUBJEKTI | Forma Ligjore e përpunuar |
1 | A.R.M.O. | Sh A Shtetërore |
2 | REPARTI USHTARAK 4303 | Ent publik |
7 | REPARTI USHTARAK 4006 | Ent publik |
8 | REPARTI USHTARAK 4460 | Ent publik |
9 | ALUIZNI TIRANA RURALE | Ent publik |
10 | FAKULTETI EKONOMIK | Ent publik |
15 | NJËSIA MBËSHTETJES TEKNIKE PROG. IADSA | Ent publik |
17 | MINISTRIA E MBROJTJES | Ent publik |
19 | FAKULTETI SHKENCAVE NATYRES | Ent publik |
23 | MINISTRIA E FINANCAVE | Ent publik |
27 | ZYRA ARSIMORE LIBRAZHD | Ent publik |
28 | REPARTI USHTARAK NR 4443 | Ent publik |
29 | FAKULTETI DREJTËSISË | Ent publik |
30 | REPART USHTARAK NR.4009 | Ent publik |
31 | UZINA LËNDËVE PLASËSE | Ent publik |
32 | APARATI I MINISTRISË SË BRENDSHME | Ent publik |
35 | HOTEL DAJTI | Ent publik |
38 | KOMB. TEKSTILEVE TË PAMBUKTA | Ent publik |
41 | ZYRA ARSIMORE MALLAKASTËR | Ent publik |
42 | MINISTRIA E KULTURËS | Ent publik |
46 | AGJENSIA (ALUIZNI ) | Ent publik |
47 | ZYRA ARSIMORE HAS | Ent publik |
48 | DREJTORIA ARSIMORE QYTET | Ent publik |
51 | AUTORITETI RRUGOR SHQIPTAR | Ent publik |
55 | SPITALI UNIVERSITAR “SHEFQET NDROQI | Ent publik |
56 | PREFEKTURA TIRANË | Ent publik |
57 | REPARTI USHTARAK 5001 | Ent publik |
58 | REPARTI USHTARAK 3001 | Ent publik |
63 | QEND.SHEND.KAMEZ | Ent publik |
67 | FEDERATA MUNDJES | Ent publik |
68 | INSTITUTI I KËRKIMEVE TË USHQIMIT | Ent publik |
70 | QENDRA E ARTIT, TEATRI SKAMPA. | Ent publik |
72 | NDËRMARRJA E RRUGËVE RURALE | Ent publik |
74 | N N H/C BANJE | Ent publik |
76 | NDËRMARRJA ELEKTROTEKNIKE | Ent publik |
77 | GJYKATA E TIRANËS | Ent publik |
78 | PROKURORIA RRETHI GJYQËSOR KRUJË | Ent publik |
81 | INSPEKTORATI SHTETËROR I ARSIMIT | Ent publik |
82 | FAKULTETI ARKITEKTURËS DHE URBANISTIKËS | Ent publik |
83 | MINISTRIA E ENERGJISË DHE INDUSTRISË | Ent publik |
85 | REPARTI USHTARAK NR.6640 | Ent publik |
86 | AGJENS. SHQIPT. E BIZNES.DHE INVEST. | Ent publik |
87 | SHËRBIMI KOMBËTAR I RINISË | Ent publik |
88 | REPARTI USHTARAK 1109 | Ent publik |
89 | DREJT.RAJON.KUFIRI E MIGRA | Ent publik |
93 | GJYKATA PËR KRIMET E RËNDA | Ent publik |
96 | AGJENCIA E MENAXHIMIT TË BURIMEVE UJORE | Ent publik |
97 | DREJTORIA E PËRGJITSHME E POLICISË | Ent publik |
98 | DREJT. RAJONALE E MONUMENTEVE TË KULTURËS | Ent publik |
102 | ASISTENCA TEKNIKE IPA ADRIATIK | Ent publik |
104 | AGJENCIA KOMB.TË BURIMEVE NATYRORE | Ent publik |
107 | PARTIA SOCIALISTE KOLONJË | Ent publik |
109 | SHKOLLA INDUSTRIALE | Ent publik |
112 | REPARTI USHTARAK NR 1301 | Ent publik |
114 | ZYRA E ARSIMIT PEQIN | Ent publik |
115 | REP. ISPEKT. SHPËTIM MINIERA TIRANË | Ent publik |
116 | ZYRA ARSIMORE SARANDË | Ent publik |
117 | ” Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura” | Ent publik |
120 | REPARTI USHTARAK NR. 3500 , RINAS | Ent publik |
121 | FEDERATA SHQIPTARE E SHAHUT | Ent publik |
122 | INSPEKTORATI SHTETËROR TEKNIK DHE INDUSTRIAL | Ent publik |
123 | MINISTRIA MJEDISIT | Ent publik |
125 | INSTITUTI I STATISTIKËS | Ent publik |
127 | SHTËPIA BOTUESE BOTEM | Ent publik |
128 | QEND.SHEND.PASKUQAN | Ent publik |
129 | KOMISIONERI PER MBIKQYRJEN E SHERBIMIT CIVIL | Ent publik |
131 | SHKOLLA ARTISITIKE JORDAN MISJA | Ent publik |
133 | KOMITETI SHTETËROR TË MINORITETEVE | Ent publik |
134 | SPITALI UNIVERSITAR I TRAUMES | Ent publik |
135 | SPITALI UNIVERSITAR I TRAUMËS (SHËRBIMI URGJENCES) | Ent publik |
136 | KËSHILLI I MINISTRAVE | Ent publik |
137 | QENDRA SHËNDETËSORE DIVJAKË | Ent publik |
138 | TEATRI KOMBËTAR | Ent publik |
139 | FEDERATA GJIMNASTIKËS | Ent publik |
140 | DREJTORIA E ALUIZNIT TIRANA VERI | Ent publik |
142 | PR.”FURNIZ.UJEKANALIZ F.KRUJË ,PESHKOPI” | Ent publik |
143 | DREJTORIA POLICISË QARKUT | Ent publik |
144 | “DREJTORIA SHERBIMIT PYJOR” | Ent publik |
146 | REPARTI USHTARAK 2222 | Ent publik |
147 | PROJEKTI ” S P E E D Y ” | Ent publik |
148 | INSTITUTI I MJEKSISË LIGJORE | Ent publik |
150 | I. E. D. P PARABURGIMI DURRËS | Ent publik |
152 | DREJTORIA E ARTIT DHE KULTURËS | Ent publik |
154 | REPARTI USHTARAK 4001 | Ent publik |
155 | QENDRA E ZHVILLIMIT MENDOR SHKODËR | Ent publik |
158 | BURGU 313 | Ent publik |
159 | REPARTI USHTARAK 4001 | Ent publik |
160 | REPARTI USHTARAK 6620 | Ent publik |
161 | DREJTORIA E ALUIZMIT SARANDË | Ent publik |
166 | DEGA E POLICISE NDERTIMORE RRETHI | Ent publik |
168 | REPARTI USHTARAK 2001 | Ent publik |
170 | RRUGET RURALE | Ent publik |
171 | ARKIVI QEND. SHTETËROR FILMIT | Ent publik |
174 | DREJTORIA NR 2 E PUNËTORËVE TË QYTETIT | Ent publik |
176 | DREJT.PERGJITHSHME SHERBIMIT TË PROVËS | Ent publik |
177 | DREJTORIA E POLICISË | Ent publik |
178 | DREJTORIA PËRGJITHSHME BURGJEVE | Ent publik |
179 | ZYRA E PARKUT ARKEOLOGJIK BYLIS | Ent publik |
180 | QENDRA E LLOGARISË SË ARSIMIT KAVAJË | Ent publik |
181 | SHTEPIA E FEMIJEVE ” PELLUMBAT” | Ent publik |
182 | AGJENCIA PER MBESHTETJEN SHOQ. CIVILE | Ent publik |
184 | DREJTORIA E RAJONIT QENDROR TIRANË | Ent publik |
185 | BORDI KULLIMIT | Ent publik |
186 | SHKOLLA PROFESIONALE “HAVZI NELA” KUKES | Ent publik |
187 | QEND. KOMB. PRITESE PER AZILKERKUES | Ent publik |
188 | NDERMARJA MEKANIKE TEKSTILIT | Ent publik |
189 | I.E.V.P FIER | Ent publik |
190 | DREJTORIA BUJQESISE DIBER | Ent publik |
191 | REPARTI USHTARAK NR 4400 | Ent publik |
192 | INST. I SIG.USHQIMORE DHE VETERINARISE | Ent publik |
195 | OFICINA E AUTOMJETEVE | Ent publik |
197 | DREJTORIA ARSIMORE MIRDIT | Ent publik |
199 | AGJENCIA E AUDITIT PROGRAMEVE ASISTENCES | Ent publik |
201 | DREJTORIA ARSIMORE FIER | Ent publik |