Pas shumë ditëve që përflitej se ky transferim do të kryhej, tani ky lajm është zyrtar.
Antoine Griezmann ka firmosur me skuadrën e Barcelonës.
Katalanasit kanë arritur që mbrëmë ta paguajnë klauzolën prej 120 milion eurosh të lojtarit, por gjithçka u bë e ditur vetëm sot.
Francezi do të nënshkruaj një kontratë 5-vjeçare me ekipin ‘blaugran’, ndërsa klauzola në rast largimi nga klubi është 800 milion euro.