Në kërkim ndërkombëtar, Interpol arreston 25-vjeçarin nga Durrësi

470
Sigal

Është arrestuar në Durrës shtetasi me iniciale R.T., 25 vjeç, i cili rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pas një dënimi të dhënë nga drejtësia italiane për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Ndalimi u krye nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, me qëllim ekstradimin drejt Italisë të 25-vjeçarit të dënuar me 6 vjet e 10 muaj e 22 ditë burgim.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.