Moderatori i njohur, Drini Zeqo, fillimet e karrierës së tij i ka pasur në televizionin “Top Channel”.
Rreth 15 vite më parë, Drini jepte lajmet nën logon e këtij televizioni dhe me sa duket kjo periudhë ka ngelur në mendjen e tij.
Së fundmi, ai ka publikuar në “Instastory” dy foto ku kujton me nostalgji kohën kur drejtonte lajmet në “Top Channel”.
“Një kolegu në TCH më nisi këtë foto. Hahahah viti 2003 ndër edicionet e para në Top. 15 vite më parë”, shkruan Drini në njërën foto, ku shfaqet më i dobët dhe me stil ndryshe flokësh, megjithatë qëndrimi para kamerës është po i njëjti.
“Ja dhe kjo tjetra. Ngjyrat e errëta na shkojnë më shumë e kuptuam shpejt”, shkruan në foton tjetër.