Shqipëria një shtet që po zhytet në moçalin e mafias

525
Sigal

Pas publikimeve të djeshme gazetari gjerman i “Bild”, Peter Tiede flet për publikimin e 20 audiopërgjimeve. Akuza ndaj Kryeministrit, se kriminelët krenohen me ty, prandaj nuk u hapën negociatat për anëtarësimin në BE. Përgjimet e tjera do të jenë edhe më tronditëse. Ja bisedat

Shkrimi i gazetës gjermane “Bild” për publikimin e 20 audiopërgjimeve të tjera për kryeministrin Rama

Kriminelët krenohen me ty, prandaj s’u hapën negociatat për anëtarësim në BE

Shqipëria, një shtet që po zhytet në moçalin e mafies

Nga Peter Tiede

Një shef policie, që harton një plan për manipulimin zgjedhor me një ministër. Një ministër që i telefonon një mafiozi të njohur mbarëkombëtarisht për të diskutuar për blerjen e votave. Një bos i mafies, që mbledh kartat e përgjimit- BILD sjell të tjera përgjime të fshehta telefonike nga hetuesit e antimafies shqiptare. Përgjimet tregojnë në mënyrë ekzemplare bashkëpunimin për manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2017 mes politikanëve më të lartë socialistë në pushtet, bosëve të mafies, policisë dhe nëpunësve të lartë civilë në Shqipëri. Ato tregojnë se përse biznesi me zgjedhjet është i leverdishëm për të gjithë: Socialistët mbeten në pushtet. Drejtuesit e policisë promovohen. Bosët e mafies marrin premtimin për mosndëshkim. Bëhet fjalë për: Blerje votash. Bashkëpunim me bandat kriminale. Kërcënim dhe shantazhim i votuesve dhe nëpunësve civilë që duan të votojnë për opozitën. Përdorimi i policisë dhe bandave për blerjen e votave dhe për shantazh.

Të përfshirë në këtë rast janë:

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri. Ish-shefi i policisë së rajonit të Dibrës, Robert Aga. Kreu i Komisionit të Sigurisë në parlament, Xhemal Qefalia. Imer Lala, një famëkeq i njohur në mbarë vendin- mik i kryeministrit. Sipas hetuesve në Tiranë, ai është një kriminel serioz i dënuar, vajza e të cilit bën karrierë me socialistët. Për më shumë se 25 vite, zgjedhjet në Shqipëri janë ‘blerë’ vazhdimisht. Por kurrë nuk ka pasur padi reale. Edhe pas zgjedhjeve të vitit 2017 nuk ndodhi asgjë- edhe pse përmasat ishin më të mëdha se kurrë më parë, siç raportojnë hetuesit me eksperiencë. Në vitin 2017, mafia e drogës luajti një rol vendimtar në mbarë vendin- ajo kishte qenë në gjendje një vit më parë të kultivonte kanabis në mbarë vendin e pa shqetësuar, duke manipuluar rregullisht shtetin. “Në vitin 2016 dhe 207, Shqipëria u bë laboratori i drogës i Evropës. Nëse më parë vendosnin kryesisht oligarkët dhe shefat e klaneve vendore se kush do të zgjidhej, në këtë kohë e mori kontrollin në mbarë vendin mafia e drogës”, thotë një hetues i Evropës Perëndimore, që ka punuar i maskuar në Shqipëri në atë kohë. Fillimisht Rama e solli vërtet vendin në një kurs reformash, por ai e shndërroi Shqipërinë nga viti 2015 në një republikë droge- në Kolumbinë e Evropës. Rezultati: BE fillimisht shtyu për në tetor bisedimet e anëtarësimit të planifikuara për në verë. Presidenti shtyu zgjedhjet vendore, të planifikuara për në fund të qershorit- në një kohë të pacaktuar. Qeveria arrestoi udhëheqësit e opozitës në mbarë vendin- sipas shembullit të Rusisë së Putinit dhe Turqisë së Erdoganit. Pas zbulimeve më të fundit të “Bild” kundërshtarët e zemëruar të qeverisë sulmuan zyrat zgjedhore dhe dogjën materialet e votimit në disa rajone- pati edhe të plagosur. Frika e tyre: Këto zgjedhje mund të bliheshin, gjithashtu. Hetuesit e antimafies kanë dëgjuar nga afër këshillat e ardhur nga jashtë që prej vitit 2016. Ata iniciuan- mes të tjerash- edhe dosjen 184- për të provuar në të vërtetë lidhjet mes bosëve të drogës dhe politikës. Ata kapën shumë biseda ku tregohej bashkëpunimi mes mafies, nëpunësve civilë dhe politikanëve më të lartë. Për më shumë se dy vite, këto regjistrime janë të papërpunuara në zyrën e prokurorit të shtetit. Asnjë nga politikanët apo mafiozët që flasin qartë në përgjime për blerjen e votave dhe për bashkëpunim të paligjshëm, nuk është akuzuar- madje as nuk janë dëgjuar si dëshmitarë. Pjesa më e madhe e përgjimeve nuk mund të fshihet. Ka gjëra emocionuese për të dëgjuar mes tyre. Si për shembull: Se si ministri i Energjisë, pas një bisede, siç thotë ai, me shefin e qeverisë Rama, e sqaron shefin e Policisë së Dibrës, se do të marrë një post më të mirë- si shpërblim për manipulimin e zgjedhjeve në rajonin e tij të origjinës. Si implikohet kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Kuvendit. Se si një kriminel e drejton ‘de facto’ të gjithë fushatën zgjedhore në një rajon të tërë. Si kriminelët mbledhin dokumentet personale të identifikimit nga opozita, që të mos i lejojnë të votojnë. Se si krimineli krenohet se ka qenë te ‘robi i madh’, d.m.th. te kreu i qeverisë Edi Rama. Pas publikimeve të fundit të “Bild”, që tregoi në mënyrë ekzemplare, si zyrtarët e lartë shtetërore vendosen nën presion sistematik për të votuar partinë qeverisëse, kryeministri Edi Rama e akuzoi “Bild” se gënjen, i bëri thirrje zyrës së prokurorit të hetojë burime e publikimit të përgjimeve dhe lajmëroi një padi. Por regjistrimet, të publikuara tani nga “Bild”, lejojnë vetëm një interpretim: Në zgjedhjet e vitit 2017 ka pasur një komplot masiv nga politikanët e lartë dhe kriminelët për të manipuluar zgjedhjet.

Problemi në Shqipëri: Nuk ka pothuajse asnjë forcë politike që konsiderohet ‘e pastër’. Qeveria e akuzon opozitën se ka pranuar fonde nga Rusia. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë nuk funksionojnë prej një viti për shkak të kuorumit, pasi rrallë ndonjë gjyqtar ka deklaruar përfundimisht të ardhurat, sipas një kërkese të shumicës në Kuvend. Por pikërisht këto gjykata duhet të gjykojnë manipulimet zgjedhore, nëse ndonjëherë vijnë në ndjekje penale. Gjykata Kushtetuese duhej të vendoste për rastin më të fundit: Partia në pushtet dëshiron të rrëzojë presidentin e vendit, Ilir Meta. Arsyeja: Sepse ai rrëzoi një plan për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në fund të qershorit, pasi e sheh në rrezik lirinë e zgjedhjeve, për shkak të akuzave masive kundër partisë në pushtet, protestave masive dhe për faktin se opozita në shenjë proteste për manipulimet zgjedhore të fundit nuk ka paraqitur kandidatë…

VIDEO përgjimi 1: Shefi i Policisë së Dibrës bashkë më Gjiknurin shpikin planin e vjedhjes së votave

Gazeta më e madhe gjermane Bild ka nxjerrë mbrëmjen e djeshme të tjera video përgjime të blerjes së votave. Në video përgjimin numër 1 është duke folur shefi i Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga me Damian Gjiknurin. Një shef i policisë shpik një plan për manipulimin zgjedhor me një ministër. Shiritat tregojnë një shembull të bashkëpunimit për manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2017 midis politikanëve më të lartë të socialistëve në pushtet, bosëve të mafias, policisë dhe shërbyesve të lartë civilë në Shqipëri.

Përgjimet e “Bild”/ A është Edi Rama shefi i zyrës së madh me të cilin flet Ymer Lala?

Në një nga përgjimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të publikuara dje nga gazeta gjermane “Bild”, është edhe biseda midis atij që konsiderohet nga gazeta si bos i mafies me persona të tjerë. Lala pyet dikë në telefon, nëse ishte veshur mirë pasi do të shkonte në një zyrë të madhe.

Përgjimi nr.1

Imer Lala flet me një grua me emrin Rata.

Imer Lala: Rata, po shkoj në një zyrë të madhe (dyshohet se është zyra e Edi Ramës) A thu jam vesh mirë aaa…?

Gruaja me emrin Rata: Po mirë mo je.

Imer Lala: Ma fut atë gjanë, se e kam harru pa karikim.

Gruaja me emrin Rata: E kam karikuar, pa merak.

Imer Lala: Kur do dalësh ti?

Gruaja me e emrin Rata: Jam këtu.

Imer Lala: Në rregull. Nga ora 11:30 nisu.

Gruaja me emrin Rata: Ok, në rregull. (flet me një vajzë që e pyet se ku është. I thotë se tani është kthyer nga kafja)

Biseda 2

Imer Lala: Në 10:30 kam një takim me atë robin (dyshohet Edi Rama). Do i shkoj në zyrë. Sa të dal po ta bëj një telefon, se pastaj jam për Pogradec.

Biseda 3

Imer Lala: Ore zotëri po ku je mor? Ti rashë edhe telefonit.

Një person i panjohur: E kam mbyllur.

Imer Lala: E ke mbyllur atë numër?

Personi i panjohur: Po një herë për një herë, s’kemi çfarë të bëjmë.

Imer Lala: Se isha te ai babloku i madh (dyshohet Edi Rama), tashi sa dola.

Personi i Panjohur: Po?

Imer Lala: Po qeshë me Qifin qëparë…

Personi i panjohur: Ëhë

Imer Lala: Ti mos e rruaj l… për asgjë.

Personi i panjohur: Unë ëë?

Imer Lala: Hajde nisu tani dhe flasim.

Personi i Panjohur: U kry

Imer Lala: Hajt se do vi atje unë sot.

Vidiopërgjimi 1

Shefi i Policisë Dibër, Robert Aga në telefon me Bekim Krashin dhe më pas me Damian Gjikrnurin

Shefi i Policisë Dibër: A djalosh

Bekim Krashi: Ça keni bo mo ça keni no, se e keni nez fare. S’jeni tu lon gjo pa bo.

Shefi i Policisë Dibër. Duhet të kemi 1 mijë plus

Poshtë 1 mijë nuk e pranoj

Bekim Krashi: Ça fol me ça fol, ke fillu pretendimet të mëdhoja. Ti jap unë (qesh)

Shefi i Policisë Dibër: Hej

Bekim Krashi: Po

Shefi i Policisë Dibër: O shpirt i vëllait. Po ti kujtojshe se ata ishin budalla (opozita) që bejshin ashtu…

Bekim Krashi: Po dinë me bë rrëmujë ata

Shefi i Policisë Dibër: Ej… ajo strategjia ime funksionon

Bekim Krashi: E di mo shpirt i vëllait e di. Ti e ke deklaruar komisar politik. Hahaha

Shefi i Policisë Dibër: Shife… A ke Damian Gjiknurin aty

Bekim Krashi: Do të ta jap në telefon

Shefi i Policisë Dibër: Jepja pak

Shefi i Policisë Dibër: O shef

Gjiknuri: Si të kam?

Shefi i Policisë Dibër: Shumë mirë

Gjiknuri: Ho me ça bone

Shefi i Policisë Dibër: He si jemi

Gjiknuri: Shumë mirë. Shumë fort. Më mirë nuk bëhet

Shefi i Poliisë Dibër:’ Nuk pate besim te unë

Gjiknuri: Tërmet. Tërmet. Je mjeshtër. I madh je. Hajde flasim. Çiao.

Xhemal Qefalia: Berta

Shefi i Policisë Dibër: He mo shoku im.

Përgjimi i katërt i Gjiknurit me të akuzuarin nga PD, Ymer Lala

Në përgjimet e publikuara del edhe biseda mes ish-ministrit Damian Gjiknuri dhe ish-drejtuesit të PDIU-së në Dibër, Imer Lalës, i denoncuar gjerësisht nga opozita.

Përgjimi katër:

Ymer Lala: Hë mor zotëri.

Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Tërmet i q…nanën.

Ymer Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy.

Damian Gjiknuri: Tërmet!

Ymer Lala: Po më shkruante ai robi. I thashë a po fle gjumë. Tha jam habit me Selishtën dhe Luzninë (dy fshatra në Dibër). I thashë s’e paske njohur Damian Gjiknurin dhe mua nga afër.

Damian Gjiknuri: hahahha Tërmet, tërmet!

Ymer Lala: Hajde, se mbaroi.

Damian Gjiknuri: I q…robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus.

Ymer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.

Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty.

 

VIDEO përgjimi 3

Ulsi Manja-shefit të policisë: Ishim me Ramën … kemi mendu me të dërgu nalt

Në video përgjimin numër 3 janë tre biseda të Robert Agës, shef i policisë në Dibër dhe deputetit, kryetar i Komisionit të Ligjeve në Kuvend, Ulsi Manja.

Ky i fundit pasi i tregon se ishin me Edi Ramën, i premton Agës se do ta çojnë më lart. Robert Ago në fakt i kërkon që të shkojë shef Komisarit në Bulqizë, por Ulsi Manja i thotë se kanë menduar për ma lart.

Qefalia: Të fala dhe nga Ulsi. Foli pak

Ulsi Manja: Ku je o vlla?

Shefi i Policisë: Si ja çon ti?

Ulsi Manja: Me kryeministrin…

Shefi i Policisë: Mua më duhet me shku i çik andej…

Ulsi Manja: Ku?

Shefi i Policisë: Në Bulqizë, po u ndrru

Ulsi Manja: Ne mendojmë të shkosh ma nalt o burrë

Shefi i Policisë: Mirë mo mirë ju e dini më mirë, e kam qef

Ulsi Manja: Dëgjo mu, fol me Xhemalin se këtë e kam si shefin e komisionit të sigurisë. Ne duam të vish ma nalt, për ndonjë gjë më të madhe se mua Bulqiza më duket gjë e vogël.

Shefi i Policisë: Mirë vlla, mirë

Ulsi Manja: Po mbaje Xhemalin në korrent se këtë e kam autorizu si kryetar komisioni

Shefi i Policisë: Xhemalin e kam pas vartës

Ulsi Manja: Xhemali është te Komisioni i Sigurisë, shef

Shefi i Policisë: Ai thotë jam ushtar i Bertit, Berti ka qenë komandanti im

Ulsi Manja: Mirë, mirë

Xhemal Qefalia: Hajde vlla, mirupafshim

Shefi i Policisë: Mo mirë po si ma nxjerr ministrin ashtu në telefon, o k…

Xhemal Qefalia: Po unë të kam shokun tim, mos e rruj k… A do ti flasësh Ramës?

Shefi i Policisë: Po leje o vlla tashi.

Qefalia: A je shoku im? Mos e çaj bythën

Shefi i Poliisë: Kam qenë dhe do jem

Qefalia: Hajde vllai çiao

Shefi i Policisë: Hajd gjithë të mirat.

 

Përgjimi numër 10

Biznesmeni Imer Lala telefonon gruan dhe i thotë se do të shkojë në një zyrë të madhe. Më pas ka një telefonatë me vajzën dhe një person të panjohur ku i tregon se ka takuar Ramën.

Imer Lala: Rata, do të shkoj në një zyrë të madhe, a thua jam veshur mirë?

Gruaja: Mirë je.

Imer Lala: Ma fut atë gjënë në karikim. Se do të iki.

Gruaja: E kam karikuar pa merak.

Imer Lala: Kur do të dalësh ti?

Gruaja: Jam këtu tani.

Imer Lala: Nga ora 11:30 nisem.

Gruaja: Në rregull.

Vajza: Po ti ku je, pse u çove nga kafja?

Imer Lala: Në 10:30 kam një takim me atë robin (Edi Ramën). Do ti shkoj në zyrë, sa të dal do të bëj telefon se pastaj jam për Pogradec.

+++

Imer Lala telefonon një tjetër person.

Imer Lala: O zotëri ku je mor se ti rashë telefonit.

I panjohuri: E kam të mbyllur.

Imer Lala: E ke mbyllur atë numër?

I panjohuri: E kam mbyllur njëherë përnjëherë, nuk kemi çfarë bëjmë.

Imer Lala: Hej isha tek ai babloku i madh (Edi Rama) dhe tani dola. Isha me Qifin qëparë, ti mos e rruaj leshin për asgjë.

I panjohuri: Unë ëë?

Imer Lala: Do të vi atje unë sot dhe flasim.

 

VIDEO përgjimi 5

 Imer Lala njoftohet se Fiksi ka zbuluar blerjen e votave

Në video përgjimin numër 5 Imer Lala njoftohet se ekipi i “Fiks Fare” ka marrë një njeri me ‘Benz’, i cili ishte i infiltrum. “Fiksi” ka filmuar se si po bliheshin votat në Dibër.

Përgjimi 5

Ymer Lala në telefon me nipin e tij Elio Lala

Elio Lala: O xhaxha

Ymer Lala: He mer

Elio Lala: A po pushosh ee

Imer Lala: Po

Elio Lala: Jo të mora në telefon se doja të të pyesja, të takoj pak Admir Truken, se dje te “Fiksi” kanë nxjerrë Nehatin kshu, kurse sot mund të dalë ajo video ku është me lekë nëpër duar, e ke parasysh.

Imer Lala: hhh

Elio Lala: Dhe thashë ta pyes si vepron Policia, ça bën pas videos

Imer Lala: Po ik e takoje njëherë

Elio Lala: Po e takova dhe i mora numrin Ejsit

Imer Lala: Jo më se s’quhet provë ajo

Elio Lala: Po kështu tha edhe ai… “mos e rruaj k…”

Qeke lodh pak

Imer Lala: Jam dërrmu. Po më dhemb këtu mu Elio

Elio Lala: Ku

Imer Lala: Në krah të djathtë. Në fund të shpinës në krahun e djathtë

Elio Lala: Po pive ndonjë nga ato që ke ti, Advilat….Po pi nja dy

Imer Lala: Janë prapë sonte videot ee

Elio Lala: Ndoshta mund të jetë video tjetër

Imer Lala: Nga ishte ky majmun

Elio Lala: Nga Shodolli. A ishte i infiltrum, ai përgatit? E ndoqa sot. Ndryshoi rrugën bashkë me njerëzit e “Fiksit”. E ndoqa deri në qosh dhe sun e kapa.

Imer Lala: Kanë qenë ata të “Fiksit” që kanë ardh?

Elio Lala: Për Zotin. Kanë ardh ata e kanë marrë me një një Benz të zi.

 

VIDEO përgjimi 9

Damian Gjiknuri telefonon Imer Lalën e shkojnë për të takuar skuadrën

Në video përgjimin numër 9 Imer Lala pyet ministrin e Energjetikës Damian Gjiknuri për të shkuar për të takuar së bashku skuadrën e zgjedhjeve të PS-së.

Damian Gjiknuri telefon Imer Lalën

Gjiknuri: Alo

Imer Lala: A je tu ardh 5 minuta, si e ke punën?

Damian Gjiknuri: Ku je? Hajde pimë ndonjë kafe këndej

Imer Lala: Po e pimë kafen. Po kam mbledh njerëzit të ndajmë, shto monitorimin e qendrave

Gjiknuri: Te kioska. Aty jeni?

Imer Lala: Eh. Mos u vono të lutem

 

Përgjimi 10 i BILD

 Ymer Lala flet me 2 femra: Isha te “Babloku i madh”

 

Në përgjimin e 10-të të publikuar nga revista gjermane “Bild”, dëgjohet Ymer Lala, i ati i deputetes Reme Lala, i akuzuar nga opozita në Shqipëri si person i inkriminuar dhe me influencë në zonë. Ai dëgjohet teksa flet me dy femra dhe më pas me një person tjetër, të tre të panjohur. Bisedat janë për diskutime të përgjithshme.

Biseda 1

Imer Lala: Do shkoj me një zyrë të madhe, a thua a jam vesh mirë a jo?

Grua: Po mirë mo je.

Imer Lala: Ma fut atë gjë në karikim.

Grua: E kam karikuar pa merak.

Imer Lala: Kur do dalësh ti?

Grua: Jam do jem atje

Imer Lala: Unë nga ora 11:30 nisem.

Grua: Në rregull, hajd

Biseda 2

Vajzë: Ku je? Përveçse u çove nga kafja

Imer Lala: Në 10:30 kam një takim me atë robin, e po shkoj në zyrë

Vajzë: Eh, kuptoj

Imer Lala: Sa të dal ta bëj telefon se pastaj jam për Pogradec.

Biseda 3

Imer Lala: O zotëri po ku je mor, ti rashë telefonit.

I panjohur: E kam mbyllur atë numër, njëherë për njëherë. Ju çfarë bëni

Imer Lala: Hej isha tek ai babloku i madh, tani sa dola

Imer Lala: Isha me Qifin më parë

I panjohur: Uhuh

Imer Lala: Ti mos e ruaj leshin për asgjë

I panjohur: Unë?

Imer Lala: Hajd se flasim. Se do vijë atje unë sot.