E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, i është gëzuar jashtë mase shumë suksesit të mbrëmshëm të yllit të futbollit, i cili e fitoi Ligën e Kombeve, si kapiten i kombëtares së Portugalisë.
Për të festuar këtë sukses të radhës të futbollistit, bukuroshja e ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj personale në Instagram, ku shihet duke i dhuruar një puthje Ronaldos.
“Dashuria e jetës sime! Të përgëzoj për një tjetër arritje në karrierën tënde. Je më i miri”, janë fjalët e saj pranë imazhit të postuar.
Georgina është njohur me Cristianon para shtatë vitesh dhe ata tashmë kanë një vajzë të quajtur Alana Martina.
Ylli portugez, po ashtu, është baba edhe i tre fëmijëve të tjerë, të cilët kanë lindur përmes nënave surrogate.























![Prapë TOPLESS! Këngëtarja shqiptare nuk di të ndalet [FOTO]](https://telegraf.al/wp-content/uploads/2018/08/e2c5c476899d8a49036a6de52bd156fc_L-100x70.jpg)