(Video) Rita Ora feston ditëlindjen, mamaja e uron duke i postuar pamje nga fëmijëria

115
Sigal

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, festoi ditën e djeshme ditëlindjen. Mamaja e saj, Vera Ora, është kujdesur që të bijës t’i bëjë një urim të veçantë në profilin e saj në “Instagram”.

Vera ka ndarë me ndjekësit një video ku shfaqet duke kënduar e kërcyer me Ritën, kur kjo ka qenë e vogël.

“Gëzuar ditëlindjen zemra ime, ja ku jemi këtu duke kërcyer dhe duke u këqnaqur shumë,ndërkohë që ti po futeshe në botën tënde magjike të së ardhshmes. Të dua mbretëresha ime e përhershme e kërcimin”- shkruan mamaja e Ritës në anglisht.

Por ajo nuk ka harruar ta urojë edhe në shqip vajzën e saj.

“Gëzuar ditëlindjen zog. Këtu jemi ne duke kërcyer e duke bërë qejf ndërkohë që ti hyje në këtë botë magjike”, shkruan Vera në statusin që në fund nuk harron t’i japë të drejtën e autorit Elenës që xhiron.