Kombëtarja e Brazilit ka publikuar listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në “Copa America”.
Mungojnë në këtë listë janë ylli i Tottenham, Lucas Moura, super talenti i Real Madrid, Vinicius JR mbrojtësi anësor, Marcelo, gjithashtu edhe “ylli” i Chelseas, David Luiz.
Befasi po ashtu është lënia jashtë e mesfushorit të Liverpool, Fabinho i cili po kalon në një sezon të mrekullueshëm.
I përfshirë në këtë ekip është talenti që mahniti këtë sezon në ‘Ligën e Kampionëve’, David Neres i Ajax.
I grumbulluar është edhe mbrojtësi më i ri i Real Madrid, Militao që pati një sezon të shkëlqyer me Porton.