Itali/ Adoleshenti Shqiptar qëllohet me pistoletë, lihet te dera e spitalit

Një adoleshent shqiptar është duke luftuar për jetën e tij, pasi është qëlluar disa herë me pistoletë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Romës.

NOA

Siç shkruajnë mediat vendase, djali shqiptar 16 vjeç me plagë të marra nga armë zjarri, është lënë mbrëmë nga një makinë para pavionit të urgjencës në poliklinikën Gemelli në Romë.

I riu u shtrua në spital në gjendje të rëndë, ndërsa policia po heton për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

Hetuesit po gërmojnë në jetën e djaloshit dhe po shqyrtojnë telekamerat e sigurisë të vendosura në zonë për të identifikuar makinën që e la para urgjencës për t’u larguar më pas me shpejtësi.

Deri tani nuk përjashtohet asnjë hipotezë për plagosjen e adoleshentit shqiptar.