40 vjeçari i burgosur mbërrin i vdekur në spitalin e Fierit

523
Sigal

Një 40 vjeçar nga burgu i Fierit ka mbërritur i vdekur në spitalin e këtij qyteti pak minuta më parë. Bëhet fjalë për të dënuarin Dritan Zeqiri, 40 vjeç.

Mësohet se ai ka mbërritur në spital pa shenja jete dhe është dërguar në morgun e qytetit për ekspertizë mjeko-ligjore.

Janë të paqarta shkaqet që mund t’i kenë shkaktuar vdekjen, ndërkohë që hetimet për rastin kanë nisur tashmë.