Emanuela Rusta, arbitrja femër që mban stemën e FIFA-s, ishte për herë të parë në një derbi, ku bëri debutimin si gjyqtare linje, pas porte në sfidën Tirana-Partizani.
Tensioni gjatë 90 minutave ka qenë i madh, por ajo ia doli me sukses.
Në një intervistë për “Zona Gol” në “Supersport”, ajo tregon emocionet e këtij debutimi në Superiore duke u shprehur se në fillim nuk e besonte se do ishte pjesë e kësaj sfide me kaq rëndësi.
Më pas tregoi se gjatë ndeshjes ka pasur edhe komunikim në kufje me arbitrin kryesor, Enea Jorgjin, madje ka rrëfyer edhe një episod.
Ajo tregon: