Mançester Junajtid hedh “grepat” për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare

466
Sigal

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat britanike. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Kombëtares, Marash Kumbulla. Pas Interit, Napolit, Juventusit, Atalantës dhe Lacios, në garë për shërbimet e mbrojtësit shqiptar, duke se është futur dhe Mançester Junajtid.

Sipas “The Sun”, skuadra angleze është duke u interesuar për të siguruar shërbimet e 19-vjeçarit, i cili shikohet si zëvendësuesi i Herri Meguajër, i cili kohët e fundit ka pësuar një dëmtim, dhe do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën një muaj.

Bëhet me dije se Junajtid do të tentojë ta marrë në formë huazimi me të drejtë blerje mbrojtësin shqiptar, gjithsesi nuk ka asgjë konkrete në lidhje me transferimin e mundshëm të Kumbullës drejt Junajtid.